Ballina / PSIKOLOGJI / Kish: Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.
danillo kish

Kish: Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.

Këshilla një shkrimtari të ri nga Danillo Kish

Mos e shpreh opinionin tënd personal për gjithçka.
Fjalët e tua janë më të çmuarat.
Mos fol në emër të kombit tënd. Kush je ti që të përfaqësosh këdo, përveç vetvetes?
Mos qëndro në opozitë. Ti nuk je përballë, je nën.
Mos u vendos përkrah pushtetit. Ti je sipër.
Lufto padrejtësitë sociale, pa e bërë atë program.
Mos lejo që lufta kundër padrejtësive sociale të të shmangë nga rruga jote.
Njihe opinionin e të tjerëve dhe më pas harroje.
Mos bëj ndonjë program politik, mos bëj asnjë program. Ti krijon nga magma dhe nga kaosi i botës.
Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.
Mos ji shkrimtar i pakicave.
Sapo një komunitet kërkon të të të adopotojë, vure veten në diskutim.
Mos shkruaj për «lexuesin mesatar»: të gjithë lexuesit janë mesatarë.
Mos shkruaj për elitën. Elita nuk ekziston. Elita je ti.
Mos mendo për vdekjen dhe mos harro se je i vdekshëm.
Mos beso në pavdekshmërinë e shkrimtarëve, janë budallallëqe profesorësh.
Mos ji serioz në mënyrë tragjike. Është gjë komike.
Mos bëj komedianin. Bojarët janë mësuar me argëtimin.
Mos bëj lolon e oborrit.
Mos beso se shkrimtarët janë «ndërgjegja e njerëzimit»: ke parë tashmë shumë batakçinj.
Mos e beso se je asgjë dhe askushi: ke eksperimentuar tashmë se princat kanë frikë nga poetët.
Mos shko drejt vdekjes për asnjë ide dhe mos bind asnjë që ta bëjë.
Mos ji frikacak dhe përbuzi frikacakët.
Mos harro se heroizmi kërkon një çmim shumë të lartë.
Mos shkruaj në raste festash dhe përkujtimesh.
Mos shkruaj elozhe: do të pendoheshe.
Mos shkruaj fjalime funebër për heronjtë e kombit: do të pendoheshe.
Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, hesht.
Ruaju nga gjysmë të vërtetat.
Kur e gjithë bota feston, nuk ka arsye që edhe ti të marrësh pjesë.
Mos u bëj favore princave dhe bojarëve.
Mos ji tolerant prej edukatës.
Mos e përhap të vërtetën me çdo kusht: «Me budallenjtë nuk debatohet».
Mos u bind se të gjithë kanë njëlloj të drejtë dhe se shijet nuk diskutohen.
«Të jesh dy veta gabim nuk do të thotë se po dy veta mund të kenë të drejtë» (Karl Popper).
«Të pranosh se një tjetër ka të drejtë nuk na mbron nga një rrezik i mëtejshëm: të besuarit se ndoshta të gjithë kanë të drejtë» (idem).
Mos debato me injorantët për gjëra që i dëgjojnë për herë të parë nga ty.
Mos ki mision.
Ruaju nga ata që kanë mision.
Mos beso në «mendimin shkencor».
Mos beso tek intuita.
Ruaju nga cinizmi, edhe nga i joti.
Shmang klieshetë ideologjike dhe citimet.
Ki kurajo të thuash se poezia e Aragonit për lavdinë e GPU-së është turp.
Mos kërko rrethana lehtësuese.
Mos u bind se në polemikën Sartre – Kamy kishin të drejtë të dy.
Mos beso në të shkruarën automatike dhe në «papërcaktueshmërinë e qëllimshme»: ti aspiron për qartësinë.
Refuzo shkollat letrare që të imponohen.
Kur dëgjon të flitet për «realizëm socialist», hiq dorë nga çdo diskutim i mëtejshëm.
Lidhur me temën «letërsi e impenjuar» rri i heshtur si peshku. Lërua profesorëve.
Tregoji rrugën kujt krahason kampet e përqëndrimit me Burgun e la Santé.
Mallkoje 100 herë atë që thotë se Kolyma ishte ndryshe nga Auschwitz.
Kush pohon se në Auschwitz shfarosnin vetëm morrat dhe jo njerëzit, kape për leckash dhe flake tej.
Dhe kush thotë se e gjitha kjo përfaqëson një «domosdoshmëri historike», bëji të njëjtën gjë./ bota.al

@Fluidi

Provo po ashtu

truri

Shkencë: Zbulohet në tru çelësi i guximit

Zbulohet në tru çelësi i guximit. Ai është i fshehur në një grup qelizash nervore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.