Ballina / KOSOVA / Kiqina: Këto janë 101 gratë e vrara në trojet shqiptare, shumica në Kosovë e Shqipëri
dhuna ne familje

Kiqina: Këto janë 101 gratë e vrara në trojet shqiptare, shumica në Kosovë e Shqipëri

“Deri tash kam mbledhur emrat e 101 grave e vajzave të vrara si rezultat i dhunës ndërgjinore” , ka deklaruar për InfoGlobin Fatbardhë Kiqina, aktiviste për të drejtat e grave.

Sipas saj shumica e viktimave janë nga Kosova dhe Shqipëria .

“Fjala është për vrasjet që kanë ndodhur pas vitit 2000, por pjesa dërmuese e tyre është pas vitit 2008”, thekson Kiqina.

Aktualisht Kiqina është duke hulumtuar gjendjen me dhunën në familje dhe me gratë e vajzat që janë vrarë si pasojë e dhunës ndërgjinore të ushtruar ndaj tyre.

Studimi, si deklaron Kiqina do të publikohet së shpejti.

Shumica e vrasjeve janë rezultat i dhunës në familje, e cila është prezente thuaja se në të gjitha shtetet e Ballkanit.

Por në rastin e vrasjeve të identifikuara në trojet shqiptare, sipas Kiqinës, jo gjithëherë është fjala për dhunë bashkëshortore.

“Në 101 rastet që kam identifikuar gjatë hulumtimit, ka raste kur gratë e vajzat janë vrarë nga bashkëshortët apo i dashuri, por ka edhe raste kur vrasjen e kanë kryer babai, vëllau , madje edhe komshiu”, deklaron Kiqina.

Kosova , sikundër edhe shtetet e tjera të Ballkanit është e mangët me statistika. Raportet policore kanë kryesisht të dhëna për vrasjet nga vendi i ngjarjes, por nuk disponojnë me të dhënat e vajzave dhe grave, të cilat kanë vdekur në institucionet shëndetësore, ku janë trajtuar pas ushtrimit të dhunës ndaj tyre.

Institucionet shëndetësore poashtu nuk janë për tu lavdëruar sa i përket statistikave të vdekshmërisë si rezultat i dhunës ndërgjinore.

Bazuar në shifrat e Policisë së Kosovës nga viti 2015 janë  evidentuar diku 1378 raste të dhunës në familje, kurse në vitin 2017 janë 1269 raste pra te raportuara që kanë të bëjnë me dhunen ne familje”, ka deklaruar Baki Kelani, Drejtor i informacionit në Policinë e Kosovës.

Sipas organizatave botërore 35 për qind e grave në botë kanë përjetuar dhunë në familje, një numri jo të vogël të tyre, dhuna i ka kushtuar edhe me jetë. /infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

Sa është i sigurt sektori financiar në Kosovë?

Sa është i sigurt sektori financiar në Kosovë?

Rritja e shpejtë e kredive nëpër disa segmente, nuk paraqet shqetësim për sigurinë në sektorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.