Sot, në kohën kur po zhvillohej protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me përkrahje edhe të shoqërisë civile, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe disa pjesëtar të shoqërisë civile.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin KIPRED, i cili sipas KIPRED-it ishte në përpjekje për të qetësuar masën.
Policia ka arrestuar Deda në kohën kur po provonte të bisedonte me policinë për të qetësuar protestën.
“Arrestimi i studentëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile është akt jodemokratik dhe cenon lirinë e asociimit, si një e drejtë e garantuar me Kushtetutë” vlerëson KIPRED.
Organizatat përkrahëse:
Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, RrGGK
Syri i Vizionit
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, KCSF
Iniciativa për Progres, INPO
Grupi për Studime Juridike dhe Politike, GSJP
Instituti për Studime të Avancuara, GAP
Instituti Demokraci për Zhvillim, D4D