Ballina / Galeria / Kinë : Parku i xixëllonjave, një vend spektakolar
parku xixellonja kine

Kinë : Parku i xixëllonjave, një vend spektakolar

Në Kinë ekziston një park i jashtëzakonshëm i xixëllonjave në qytetin Wuhan. Parku tematik në qytetin Wuhan është shtëpi e rreth 10,000 xixëllonjave të cilat, gjatë verës, çdo natë ndriçojnë gjithë parkun.

Ky park është i ndarë në pesë zona, zonën e fluturimit, zonën e vrojtimit, zonën e vrojtimit të afërt, zonën e kultivimit dhe zonën e vrojtimit shkencor.

Më parë këto insekte ndriçuese ishin pjesë e netëve në shumicën e provincave kineze, por në vitet e fundit numri i tyre është zvogëluar dukshëm, për shkak të ndotjes së ajrit dhe shkatërrimit të ambientit.

Kultivimi i xixëllonjave është shumë i shtrenjtë, rreth 1.61 dollarë për secilën prej tyre, kjo gjë nuk paraqet problem. Kinezët i adhurojnë xixëllonjat, ndërsa biletat për të vizituar këtë park shiten me shpejtësi marramendëse.

Ky park hapet çdo vit më 30 maj dhe punon deri në muajin tetor.

xixellonja parku

Provo po ashtu

shpella kine

Kjo shpellë është sa 22 fusha futbolli dhe sa 4 piramida të Gizës

Një vizitë në një nga shpellat më të mëdha në botë mund të duket si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.