Ballina / Kulturë / Kinë : Ndalohen lajmet e rreme të krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale
fake news image

Kinë : Ndalohen lajmet e rreme të krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale

Kina është pajisur me rregulla të reja që ndalon prodhuesit e videove dhe audiove në internet të përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe të realitetit virtual për të prodhuar informacione të rreme.

“Ky rregull, i publikuar të premten nga Administrata kineze e hapësirës kibernetike (CAC), hyn në fuqi më 1 janar 2020. Çdo shkelje do të konsiderohet si akt kriminal”, theksoi CAC.

Rregulli i ri përcakton që furnizuesit si dhe përdoruesit e shërbimeve video dhe audio nuk janë të autorizuar për të përdorur teknologjitë si Deep learning (“mësimi i thellë”) apo realiteti virtual për të krijuar, shpërndarë dhe publikuar informacionet e rreme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.