Ballina / KRYESORE / Kinë: Lindin binjaket e para me ADN të modifikuar, rezistente ndaj SIDA’s
binjaket me adn te modifikuar

Kinë: Lindin binjaket e para me ADN të modifikuar, rezistente ndaj SIDA’s

Lindin në Kinë binjaket e para me ADN-në e modifikuar me teknikën e prerje-ngjitjes së ADN-së duke i bërë rezistente ndaj virusit HIV.

Njoftimi për lindjen e qenieve të para njerëzore gjenetikisht të modifikuara në botë u bë para medias nga një shkencëtar kinez. Binjaket kanë lindur muajin e kaluar dhe ADN-ja e tyre ishte modifikuar me një “instrument të ri të fuqishëm” në gjendje që të rishkruajë kodin gjenetik.

Një shkencëtar amerikan pohon se ka marrë pjesë në këtë operacion në Kinë, ku ka përdorur teknikën e modifikimit të gjenomit që është e ndaluar në SHBA. Ndryshimet e ADN-së, sipas frikës së shprehur nga bota shkencore, rrezikojnë të dëmtojnë gjene të tjera.

Nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i madh si nga këndvështrimi shkencor dhe ai etik. Disa shkencëtare e kanë kritikuar eksperimentin kinez si një eksperiment mbi njerëzit.

Studiuesi ka deklaruar se ka ndryshuar embrionet e shtatë çifteve gjenetike gjatë trajtimit të pjellorisë, me një shtatzëni të suksesshme. Objektivi i tij ishte ai që t’i jepte fëmijëve aftësinë e rezistencës ndaj infektimit nga virusi HIV.

Eksperimenti përshkruhet në një dokument të Universitetit Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë në qytetin kinez të Shenzhenit. Një eksperiment në të cilin ADN-ja e embrioneve të shtatë çifteve është modifikuar për ta bërë organizmin rezistent ndaj virusit HIV që shkakton Sidën.

Sipas një dokumenti tjetër të publikuar nga Instituti i Teknologjisë në Masaçuset (MIT) në revistën “Technology Review”, lexohet se ky eksperiment është kryer me miratimin e komitetit etik, përcjell Atsh.

Objektivi i këtij eksperimenti ishte që të krijohen individë rezistentë ndaj virusit HIV. Përveç këtij objektivi, shkencëtarët janë shprehur se duan të fikin receptorin qelizor CCR5, me të cilin lidhet virusi i Sidës, për të krijuar rezistencë ndaj lisë dhe kolerës.

Provo po ashtu

Senatori amerikan, Murphy rrëfen përmes një shkrimi përshtypjet nga Kosova

Senatori amerikan, Chris Murphy, në një shkrim të publikuar në ‘Medium.com’, ka treguar përshtypjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.