Ballina / Galeria / Kinë : Inaugurohet ura më e gjatë prej xhami në botë
ura prej xhami

Kinë : Inaugurohet ura më e gjatë prej xhami në botë

Kinë : Mbi 3 mijë kinezë ishin të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të asaj që cilësohet si ura më e gjatë e xhamit në botë .

E ndodhur në zonën piktoreske të Hongyagut, në kontenë Pingshan, në provincën veriore të kinës, Hebei, ajo ofron një panoramë unike gjeografike, me pamje magjepsëse të maleve përreth, ujëvara natyrore, qytete antike dhe tempuj, të cilat njerëzit mund ti shohin nga një lartësi prej 218 metrash në qiell, me asgjë mes tyre dhe pamjeve të mrekullueshme.

Vetë vizitorët thonë se gjithçka është shumë impresionuese dhe se nuk pendohen përse kanë udhëtuar aq shumë në këmbë për të parë urën e rrallë që qëndron sipas tyre në majën e botës.

Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë. Mbi një mijë pllaka xhami katër centimetra të trasha janë shtruar në urën 488 metra të gjatë, që sipas përllogaritjeve të inxhinierëve, mund ti rezistojë erës së fortë apo edhe një tërmeti gjashtë ballësh.

ura prej xhami




@Fluidi

Provo po ashtu

Inovacioni Boeing 787 BBJ

Prodhohet ‘shtëpia fluturuese’ (foto)

Paramendoni nëse zotëroni një shtëpi luksoze prej 2.400 metra katror, e cila mund të fluturojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.