Kina vendos për të ndaluar këmbimet e kriptovalutave

Kina është e vendosur të ndalojë tregtinë e kriptovalutave duke bllokuar të gjitha faqet e internetit që lidhen me ofertat fillestare të monedhave (ICO) dhe tregtimin e kriptovalutave, duke përfshirë të gjitha faqet e internetit të huaja.

Financial News, përcjell Telegrafi, botoi një shkrim, i cili përshkruan planet e qeverisë për të ndaluar tregtinë e kriptovalutave në vend.

Qeveria kineze tashmë kishte tentuar të ndalonte tregtimin e kriptovalutave duke ndaluar ICO-të dhe mbylljen e shkëmbimeve të brendshme. Por këto masa nuk ndaluan tregtarët që hynin në tregjet e huaja tregtare nëpërmjet internetit. Masa e fundit do të përdorë firewallin e frikshëm të Kinës për të ndaluar qasjen në këto vende.

“ICO-të dhe tregtia e kriptovalutave nuk u tërhoqën tërësisht nga Kina pas ndalimit zyrtar… pas mbylljes së shkëmbimeve të huaja online, shumë njerëz u kthyen në platformat jashtë shtetit për të vazhduar pjesëmarrjen në transaksionet virtuale të monedhës. Për të parandaluar rreziqet financiare, Kina do të rritë masat për të hequr çdo platformë që lidhet me tregtinë online të monedhës ose ICO-të”, shpjegon artikulli.

Rregullimi vjen në një kohë të keqe për kriptovalutat dhe Bitcoin, veçanërisht që po përjeton një humbje të madhe në vlerë. Shqetësimi për rregullimet e ardhshme ka tronditur botën e kriptovalutave në muajin e fundit duke shkaktuar një rënie masive në vlerën e përgjithshme të tregut .

Sipas CoinMarketCap, Bitcoin aktualisht është duke tregtuar me 6,162.04 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.