Për të shmangur problemet etike, komuniteti shkencor ka përcaktuar 14 ditë si një vijë të kuqe për shtatzëninë, e cila përsëri nuk është e mjaftueshme për të zhvilluar sistemin nervor qendror të njeriut.

Nunez thotë se të gjitha embrionet e kimerës u shkatërruan para se të skadonte koha dhe asnjëra nuk u bart deri në fund.

Në Spanjë, ky lloj studimi është përgjithësisht i ndaluar dhe është i kufizuar për studimin e sëmundjeve vdekjeprurëse, dhe Nunez shpjegon se eksperimentet e këtij lloji janë bërë në Kinë, pasi ato nuk mund të bëhen në Spanjë.

“Objektivi final është krijimi i një organi njerëzor të transplantueshëm”, tha ajo për gazetën ‘El Pais’.

Ndryshe, eksperimenti u financua kryesisht nga Universiteti amerikan.