Ballina / BOTA / Kina heq kufizimin e mandatit të presidentit
Presidenti i Kines, Xi Jinping
Presidenti i Kines, Xi Jinping

Kina heq kufizimin e mandatit të presidentit

Kongresi Popullor i Kinës, votoi të dielën për të hequr kufizimin e mandatit të presidentit të vendit.

Votimi i hapi rrugën mundësisë që presidenti aktual, Xi Jinping, të vazhdojë të drejtojë Kinën pa kufizim.

Mandati aktual i presidentit Xi, skadon në vitin 2023, por analistët thonë se ka shumë mundësi që ai të vazhdojë edhe më tej të drejtojë vendin.

Amendamentet kushtetuese të miratuara të dielën, përfshijnë edhe mendimet e pikëpamjet e presidentit Xi Jinping, për herë të parë që kur në pushtet ishte themeluesi i Kinës bashkëkohore, Mao Zedong.

Ndryshimet do të theksojnë me qartë se kurrë autoritetin absolut të partisë komuniste mbi të gjitha çështjet dhe pozicionin e saj si organizata e vetme politike për të sunduar Kinën.

Veprimi është përballur me kritika të pazakonshme në Kinë. Për shumë kinezë ajo sjell kujtimet e sundimit kaotik të ish udhëheqësit kinez Mao Zedong dhe Revolucionit Kulturor të viteve 1966 – 1976.

Pararendësit e presidentit XI, që është në pushtet nga viti 2013, kishin lënë detyrën pas dy mandateve.

@Fluidi

Provo po ashtu

George Bush i vjetri

Vdes ish-presidenti i SHBA-ve, George Bush

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare sh-presidenti amerikan George H.W Bush, i njohur edhe si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.