Ballina / BLOGU / Kina e paralajmëron Amerikën kundër luftës tregtare
lideret e shba dhe kines

Kina e paralajmëron Amerikën kundër luftës tregtare

Qeveria e Kinës ka paralajmëruar sot se nuk ka fitues në luftë tregtare, pasi një zyrtar i presidentit amerikan, Donald Trump, bëri thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Pekinit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, ka bërë thirrje për dialog për t’i ruajtur marrëdhëniet paqësore kur u pyet rreth komenteve të shefit të strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, transmeton Express.

Në një intervistë për The American Prospect, Bannon tha se Amerika është në luftë tregtare me Kinën. Ai rekomandoi të kryhet një hetim tregtar ndaj politika teknologjike të Pekinit.

Por, Hua ka thënë se nuk ka fitues në luftë të tregtisë. Qeveria kineze i ka kritikuar komentet si shkelje të frymës së rregullave të tregtisë globale. Po ashtu, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat nëse kompanitë kineze dëmtohen.

Provo po ashtu

Policia liron vajzën , që kishte dal me minifund (video)

Policia saudite liroi pa asnjë akuzë një vajzë të re që u shfaq në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.