fbpx
Kim Jong, korea veriore

Kim Jong-un mund të godasë më raketa bërthamore Evropën

Koreja e Veriut është bërë tashmë ajo që Perëndimi është përpjekur gjithmonë të parandalojë: Një shtet diktatorial që zotëron një arsenal të tërë bërthamor.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese zotërimin e armëve bërthamore është Kim Jong-un, lideri i Koresë së Veriut që vështirë të thuhet se është një udhëheqës racional.

Pheniani së shpejti mund të jetë i aftë të ndërtojë një kokë rakete dhe ta vendosë në një raketë balistike ndërkontinentale. “The Spectaror” paralajmeron se do të rrisë mundësinë  që Koreja e Veriut të jetë në gjendje të kërcënojë jo vetëm kontinentin amerikan por edhe atë evropian.

Alarmi mbi këtë cështje është dhënë edhe nga ministrja franceze i Mbrojtjes, Florence Parly, në një fjalim përpara ushtarakëve dhe deputetëve.

“Skenari për një konflikt të madh nuk duhet përjashtuar”, ka shtuar Parly.

Ndërkohë, sipas Presidentit rus Vladimir Putin, vendosja e sanksioneve të mëtejshme ndaj Koresë së Jugut është krejtësisht e padobishme.

“Ata më mirë hanë bar, sesa të heqin dorë nga ambiciet e tyre bërthamore”, deklaroi shefi i Kremlinit në kohën kur Uashingoni përgatitet të paraqesë në OKB një rezolutë të re me masa ndëshkuese akoma më të ashpra se deri tani ndaj vendit komunist.

“Sanksionet e çdo lloji do të ishin të kota dhe jo të efektshme. Ata nuk do ta braktisin programin bërthamor deri në momentin që do të ndihen të sigurtë. Çfarë mund ta ofrojë këtë siguri? Rivendosja e ligjit ndërkombëtar. Ne duhet të promovojmë dialogun mes të gjitha palëve të interesuara në këtë çështje”, tha Putin.

Edhe pse e dënon me forcë testin e fundit të Penianit, Putin, duke cituar aspektin humanitar, thotë se pasojat e masave më të rrepta do t’i vuanin miliona njerëz. Sanksionet janë shteruar tashmë si mundësi, argumenton kreu i shtetit rus.

Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit votoi unanimisht për ndalimin e eksporteve koreano-veriore dhe kufizimin e investimeve në vend. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB Nikki Haley tha më herët se Kim Jong Un praktikisht po lutet për luftë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.