Ballina / KOSOVA / KFOR: Shqipëria është në NATO e oficerët e saj janë pjesë e KFOR-it
kfori 2

KFOR: Shqipëria është në NATO e oficerët e saj janë pjesë e KFOR-it

Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it përmes një kumtese për media ka konfirmuar se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme.

“Pavarësisht nga thirrjet e shumta për mospërhapje të spekulimeve të papërgjegjshme, për fat të keq thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media dhe shkaktojnë shqetësime të pabaza tek popullata. KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”, thuhet në deklaratë.

Sipas KFOR-it, nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë. Ata kanë sqaruar se këtyre ditëve, një grup i oficerëve të NATO-së, të shoqëruar nga KFOR-i, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë.

Ata oficerë janë nga shtetet e ndryshme të NATO-së, përfshirë Shqipërinë. Në deklaratë thuhet se aktiviteti përfshinë vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri.

“Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-së, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-së tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it”, vijon kumtesa.

Sipas tyre, KFOR-i vazhdon në mënyrë të paanshme t’i përkushtohet mandatit të OKB-së për ta mbrojtur tërë popullin në Kosovë, prandaj kur KFOR-i ushtron dhe lëviz nëpër Kosovë, të gjithë duhet të ndihen më të sigurt.

@Fluidi

Provo po ashtu

Ruairi O Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

O’Connell : Zyrtarët e korruptuar kosovarë nuk do të mund të hyjnë në Britani

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar se zyrtarëve të korruptuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.