Ballina / KOSOVA / KFOR, 30 trupa ushtarakë nga Britania arrijnë në Kosovë

KFOR, 30 trupa ushtarakë nga Britania arrijnë në Kosovë

Ekipi nga Mbretëria e Bashkuar i përbërë nga rreth 30 trupa ushtarake ka arritur në Kosovë për t’iu bashkuar forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë, mbrojtjen dhe lirinë e lëvizjes.

Ky zbarkim njëvjeçar i trupave do të mbështesë misionin e KFOR-it, pas një kërkese të NATO-s për mbështetje shtesë për KFOR-in nga aleatët.

Roli i tyre specifik do të jetë mbështetja e KFOR-it në inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione gjurmuese. Ekipi britanik do të jetë i vendosur në selinë e KFOR-it në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, me këtë rast ka thënë: “Ky zbarkim i trupave vërteton faktin që ne mbesim plotësisht të angazhuar që të mbështesim sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. NATO mbetet një gurthemel i mbrojtjes sonë, dhe duke mbrojtur sigurinë e Evropës ne forcojmë sigurinë tonë”.

Provo po ashtu

kosobva, serbia, jarinje, merdare, dheu i bardhe, kosove, serbi

Pritje të gjata në kufij

Bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në pikat kufitare me Serbinë Pritjet dhe kolonat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.