Ballina / Galeria / Këto shtëpi janë vërtetë të mahnitshme
shtëpi

Këto shtëpi janë vërtetë të mahnitshme

Mund të jetojmë në apartamente apo shtëpi të thjeshta, por për disa njerëz një shtëpi unike është ëndërr e pashuar deri në realizim.

Më poshtë mund t’i shihni shtëpitë më unike në botë, në të cilat padyshim se do të dëshironit të jetoni:

“Shtëpitë Pasqyrë”, Itali

Shtëpitë Pasqyrë në Bolzano të Italisë janë të vështira për t’u vërejtur falë dizajnit të tyre unikë i cili i bën të zhduken nga zona rrethuese. Më e rëndësishmja është se shtëpinë mund ta merrni me qira për pushime apo ngjarje të ndryshme.

Shtëpia “Nautilus”, Meksikë

Si një copë e vërtetë arti që është, shtëpia “Nautilus” në Naucalpan de Juarez të Meksikës, e ndërtuar nga Javier Senosiain, ka fuqinë ta zbukurojë jetën e çdo personi. Shtëpia është e hapur për publikun gjatë tërë vitit.

“Shtëpia e Gurit”, Portugali

Kjo shtëpi e gurit në Portugali është pronë private dhe e rrethuar. Sigurisht se kjo shtëpi na rikujton kohën kur njerëzit kanë jetuar në shpella, pasi që e tërë kjo shtëpi është e përbërë nga gurët. Nuk është e qartë se kush jeton aty, por një gjë është e sigurt: shtëpia ka vëmendjen e të gjithëve!

Shtëpitë kubike të Rotterdamit, Holandë

Shtëpitë kubike në Rotterdam janë pronë private. Pamja e tyre unike ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve. Është e mundur të qëndroni në njërën nga këto apartamente, por paraprakisht duhet ta rezervoni një dhomë përmes internetit.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

mrrekullia e tete e botes unesco

A është kjo mrekullia e 8-të e botës

Të vendosura në ishullin më të madh të Filipineve brezaret e orizit të Banaut merren …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.