Këto shenja të horoskopit janë të gjykuara për njëra-tjetrën

Shpirtin binjak mund ta kërkoni sa të keni dëshirë, por fati ua ka paracaktuar këtë shenjë të horoskopit dhe gjithmonë do të përfundoni me të.

Dashi e Peshorja

Që në takimin e parë paraqiten xixa. Energjia e seksualiteti i Dashit dhe ashrmi suptil e finesa e Peshores krijojnë kimi të madhe. Lidhja për pjesëtarët e të dy shenjave paraqet sprovë të madhe, të cilës është vështirë t’i rezistohet. Probleme në marrëdhënie mund të paraqiten atëherë kur sjellja e hijhsme dhe jeta sipas rregullave e Peshores fillojnë të bëjnë me nerva Dashin.

Peshorja nga ana tjetër do të forocohet në tentime që “ta bëjë të sjellshëm” partnerin e saj. Që lidhja të ketë sukses, është e nevojhsme që këto dy shenja me natyrë të kundërvënë të bashkohen në aktivitet të përbashkët.

Demi e akrepi

Kur Demi i butë të hapet para Akrepit dhe të shohë pasionin e tij për jetë, shkaktohet dëshirë e madhe sensuale. Kur bashkohen në lidhje, nuk mund të ngopen me njëri-tjetrin, por konfliktet shpesh janë të pashmangshme.

Demin e lodh tempoja e Akrepit, deri sa Akrepit i pengon pasiviteti i Demit. Nëse pasioni nga dhoma e fjetjes drejtohet në shoqërime të përbashkëta me miqtë, gjërat mund të rregullohen.

Binjakët e Shigjetari

Tërheqja në mes këtyre dy shenjave kurrë nuk është vetëm fizike, por shprehet edhe në nivel mental. Binjakët kureshtarë dhe Gjuetari filozof i adhurojnë bisedat ndërmjet tyre. Binjakët megjithatë mund t’i nervozojë qëndrimi i Gjuetarit se ai të gjitha i di më së miri, deri sa Gjuetari mund t’ia zërë për të madhe partnerit nonshalancën dhe prirjen për thashetheme. Zgjidhja është në udhëtimet e përbashkëta.

Gaforrja e bricjapi

Ndjeshmëria e Gaforres dhe fuqia e Bricjapit paraqesin kontaktin e duhur. Pasioni mund ta prishë ndjenjën e Gaforres se Bricjapi po e injoron ndonjëherë, deri sa për Bricjapin mund të jetë jotërheqëse mungesa e pavarësisë së palës tjetër. Duhet përherë t’ia kujtojnë njëri-tjetrit se nuk janë vetëm partnerë, por edhe dashnorë.

Luani e Ujori

Mbreti i gjithësisë Luani, nuk mund t’i rezistojë Ujorit të lirë, i cili njeh vetëm autoritetin e tij. Shpirti i rebeluar e entuziazmon Luanit, deri sa për Ujorin është më tërheqëse karizma e Luanit. Nëvoja shumë e madhe e Luanit për vëmendje dhe kundërshtimi nga Ujori i të gjitha konvencave shoqërore mund të shkaktojnë probleme. Shpëtimin nga problemet duhet ta kërkojnë në shtrat, larg syve të të tjerëve.

Virgjëresha e Peshqit

Virgjëresha e do rendin, Peshku e refuzon rutinën, kjo mjafton që të kundërtat të tërhiqen. Lidhjen të dy e kuptojnë si mënyrë për ta ndryshuar jetën e atij tjetrit. Virgjëresha si rast për t’ia mësuar Peshkut organizimin, e Peshku si mundësi që t’i tregojë Virgjëreshës si të shlirohet.

Peshku i pafre në një çast mund t’i mërzitet Virgjëreshës, ndërsa dëshira për kontroll e Virgjëreshës mund të jetë pengesë për palën tjetër. Gatishmëria për kompromis e shpëton lidhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!