Ballina / LIFESTYLE / Këto profesione do të shuhen
profesione

Këto profesione do të shuhen

Në 25 vitet e ardhshme njerëzit nuk do të kryejnë 40 përqind të profesioneve të cilat ekzistojnë sot, dhe për atë është me rëndësi që nga tani të mendohet rreth arsimimit për profesionet e ardhshme, rekomandon Jurg Shtuker nga agjencia softuerike “Namiks”.

“Shumë profesione të cilat do t’i kryejmë në të ardhmen, nuk ekzistojnë sot. Por, edhe krahasj kësaj, madje 78,6 përqind nga popullata botërore, më e re se 30 vjeç, vlerëson se teknologjia po na shkatërron, por krijon mundësi për punësim, theksoi Shtuker gjatë ligjëratës me studentë serbë ‘Robotika dhe mësimi makinerik i ndryshojnë profesionet e së ardhmes’”, thuhet në kumtesën e “Namiks”.

Sipas tij, “hulumtimet të cilat janë znatuar sipas shembullit të Zvicrës, të cilat lehtë mund të zbatohen edhe në tregjet tjera, tregojnë se 56,3 për qind e njerëzve të moshës nga 25 deri 39 vjeç, e kanë ndërruar punën e tyre më paku në tre vitet fundit, pas çka mund të vijmë në përfundim se nevoja tradicionale për punësim të përhershëm në një vend pune është ndërruar me mësim të vazhdueshëm”.

Ai shton se në të ardhmen njerëzit më shpesh do të kryejnë njëkohësisht më shumë punë, që do të ndikojë në zhvillim të së ashtuquajturës “gig ekonomia”, që nënkupton se njerëzit më shumë do të fitojnë si të pavarur, por edhe përmes platformave, siç janë “Blej-shes”, “Uber”, “AirBnb” ose “Etsy”.

“Që të gjendet në mjedis të tillë të punës, njeriu duhet në mënyre shtesë t’i zgjerojë ato aftësi të cilat e bëjnë të ndryshëm prej makinave. Këtu bëhet fjalë që mundësitë njerëzore që të dallojnë informacionet e rrejshme nga informacionet e vërteta, që njihet si filtrim i informacioneve dhe të menduarit sistematik”, sqaron Shtuker.

Ai vlerëson se revolucioni teknologjik i momentit nuk duhet të bëhet luftë mes njerëzve dhe algoritmeve kompjuterike, por mundësi që njeriu ta njohë potencialin e tij të tërë.

@Fluidi

Provo po ashtu

udhetimi i lehtë

Mësoni të udhëtoni lehtë

Kush ka fëmijë të vegjël i kupton shumë mirë vështirësitë: sasinë e madhe të veshjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *