Ballina / LIFESTYLE / Fun / Këto mistere në Tokë s’janë zgjidhur kurrë
mistere

Këto mistere në Tokë s’janë zgjidhur kurrë

Toka është një sferë përplot mistere, e cila vazhdon të na befasojë çdo herë e më shumë.

Përgjatë viteve kanë ekzistuar shumë gjëra që tani mbeten vetëm mistere. Arkeologët dhe hulumtuesit ende tentojnë t’i zbulojnë dhe të tregojnë se çfarë janë ato.

Shikoni këto mistere , të cilat janë gjetur në këtë planet por që nuk janë shpjeguar ende plotësisht.

1. Porta e Diellit

Struktura prej guri e gdhendur jashtë një guri tjetër, besohet se është ndërtuar rreth 2,000 vjet më parë. Ajo u gjet në një vend 12,000m mbi nivelin e detit, por besohet se ky nuk është vendi origjinal i saj. Shkrimet dhe figurat në këtë strukturë mbeten të panjohura.

2. Këmba e Upland Moa


Upland Moa ishte një zog jofluturues që besohet se ekzistonte rreth 500 vjet më parë. Por hulumtuesit ishin ‘tronditur’ kur kishin gjetur një mbetje të këtij zogu në një shpellë në Zelandë të Re, që daton që prej 3,000 vjetësh. Me të vërtetë shpellat fshehin diçka.

3. Shpellat “Longyou Grottoes”

Këto shpella të krijuara nga dora e njeriut u gjetën më 1992 dhe besohet se ekzistojnë që nga Dinastia Qin. Deri më tani janë gjetur 24 shpella të tilla dhe nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se si janë ndërtuar ato.

4. Tempulli ‘Gobekli Tepe’

Ky tempull gjendet në maje të një mali në Turqi, dhe gjetjet e fundit në këtë vend tregojnë shumë për mënyrën e jetesës në lashtësi. Besohet se këtu ndodhej një qytet, i cili ishte ndërtuar pas tempullit.

5. Dorëshkrimi “Voynich”

Edhe pse shumë teoricienë pretendonin se kishin zhbllokuar kodin e gjuhës së këtij dorëshkrimi, në fakt askush nuk ka arritur ta bëjë këtë. Më 2014, dy grupe njerëzish pretendonin se e kishin zgjidhur këtë enigmë, por prapë asgjë nuk ishte thënë për shkak se mendimet e tyre ishin shumë të ndryshme. Besohet se gjuha e këtij dorëshkrimi është një dialekt i lashtë meksikan dhe të tjerët thonë se është një gjuhë aziatike.

6. Tunelet e kohës së gurit

Këto tunele të bëra nga dora e njeriut besohet se janë gdhendur gjatë Kohës së Gurit.

7. Sferat e gurit në Kosta Rikë

Kosta Rika ka një vend ku gjenden qindra sfera prej guri të cilat janë të madhësisë së ndryshme. Arkeologët nuk ia kanë idenë se çfarë janë ato.

@Fluidi

Provo po ashtu

shtetet me te vogla ne bote

Ja cilat janë 10 shtetet me të vogla në botë

Por, disa vende janë aq të vegjël saqë qytetet brenda kombeve të tjera janë gjigantë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.