Këto janë zonat e bregdetit shqiptar, që mund të zhduken deri më 2050

Një raport i “Climate Central”, i cili ka studiuar rreth 135 rajone të rruzullit tokësor, tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara për t’u zhdukur, më 2050, si pasojë e rritjes së nivelit të detit.

Të dhënat e përditësuara tregojnë se mbarë globi është i rrezikuar nga zhdukja e rajoneve për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjet.

Shën.red. “Climate Central” është një organizatë jofitimprurëse që analizon dhe raporton ndryshimet e klimës. Organizata është e përbërë nga shkencëtarë, gazetarë, oganizata dhe ekipe të tjera shkencore. “Climate Central”, është paraqitur si burim i besuar në shumë media, si “New York Times”, Associated Press, Reuters, NBC Nightly News, CBS News, CNN, ABC News, Nightline, “Time”, National Public Radio, PBS, “Scientific American, National Geographic”, Science dhe “The Washington Post”.

Siç mund ta shihni në vijim (me ngjyrë të kuqe), pothuajse e gjithë vija bregdetare shqiptare është e rrezikuar, megjithëse zonat më problematike paraqiten në detin Adriatik, duke filluar nga zona e Shkodrës e deri në afërsi të Vlorës, ku fillon deti Jon.

Laguna e Karavastasë paraqitet gjithashtu tepër e rrezikuar, ndjekur nga zona e Nartës në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!