Këto janë ushqimet që mbrojnë lëkurën nga shenjat e plakjes

Nëse doni që të keni një fytyrë të shndritshme, duhet të konsumoni ushqime të pasura me minerale (zink dhe hekur), me aminoacide, acide yndyrore Omega-3 dhe vitamina.

Kush janë këto ushqime? I zbulojmë më poshtë:

Domatja
Përmban likopen, që ndihmon në parandalimin e veprimit të radikaleve të lira dhe mbron lëkurën nga dielli.

Molla
Përmban kuercetin, një antioksidant antiinflamator që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme ultravjollcë.

Shega
Është shumë i pasur me vitaminë C, që përmirëson prodhimin e kolagjenit dhe parandalon kështu krijimin e rrudhave.

Peshku
I pasur me Omega-3, ndihmon lëkurën që të qëndrojë e re.

Avokado
I pasur me vitaminë E, ndihmon lëkurën të qëndrojë e hidratuar.

Boronica
E pasur me antioksidantë, parandalon dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.