Ballina / PSIKOLOGJI / Këto janë sinjalet e një krize nervore
sinjalet e një krize nervore

Këto janë sinjalet e një krize nervore

Një krizë nervore përshkruhet nga ekspertët si një situatë stresuese në të cilën dikush bëhet përkohësisht i paaftë për të vepruar normalisht në jetën e përditshme. Zakonisht kuptohet që ndodh kur kërkesat e jetës bëhen fizikisht dhe emocionalisht dërrmuese.

Termi ” krizë nervore” nuk është term mjekësor. Gjithashtu nuk përcakton një sëmundje mendore. Megjithatë, një krizë nervore mund të jetë një tregues i problemeve të shëndetit mendor që duhen adresuar.

Këto probleme mund të vijnë nga depresioni, ankthi apo stresi. Mund të jenë një tregues i madh që keni arritur një kufi të durimit të gjendjes së të qënit “të stresuar” ose “në gjendje kritike”.

Ka një kufi se sa ne mund të durojmë. Është e rëndësishme të njihni shenjat që mund të çojnë në probleme të tjera shëndetësore.

Më poshtë listohen shtatë shenjat e një krize nervore:

Mungesa e përqëndrimit

Stresi mund të rrisë fuqinë e trurit pasi lëshon hormone që rrisin ruajtjen e kujtesës dhe ndihmojnë në përqëndrim.

Për fat të keq, stresi kronik ndikon në hapësirën e përqëndrimit tuaj dhe në aftësinë për t’u fokusuar në projekte dhe në funksionet normale të ditës.

Në raste të rënda, hormoni i stresit, kortizoli, në fakt mund të pakësojë kujtesën tuaj. Është e rëndësishme të njihni nivelin tuaj të stresit dhe të gjeni kohë për të bërë gjëra që mund ta zvogëlojnë efektin e tij.

Mund të ushtroheni, të dilni në natyrë, apo edhe të merrni kohë për të medituar!

Rrahje jo të rregullta të zemrës

Kur po përjetoni një krizë nervore, mund të ndjeni një rrahje jo të rregullt të zemrës. Ju ndjeni sikur zemra po ju rreh në drejtim të kundërt me kraharorin dhe bëhet e pamundur për të marrë frymë.

Shpesh, mund të filloni të djersisni. Një sulm paniku ka simptoma të ngjashme. Kur të bëni kotrollin tek mjeku, simptomat do të tregojnë se çdo gjë është në rregull.

Një frymëmarrje e thellë madje edhe shtriqja, mund të ndihmojnë në hapjen e zonës së kraharorit. Ankthi dhe stresi mund të imitojnë simptomat e problemeve të zemrës.

Çrregullime të stomakut

Dhimbjet e stomakut janë shpesh shenja fizike të ankthit dhe stresit.

Nëse vëreni se keni dhimbje të shtuar në stomak, kapsllëk, gazra, fryrje apo diarre mund të jeni duke vuajtur nga sindroma e irritimit të zorrëve (IBS). Ajo shkaktohet nga përgjigjet e sistemit imunitar ndaj stresit.

Nëse dyshoni se keni IBS, bisedoni me mjekun tuaj për mundësitë e lehtësimit fizik dhe emocional.

Dhimbje koke të tensionuar

Stresi mund të shkaktojë dhimbje koke të jashtëzakonshme. Ne tentojmë të mbajmë gjithçka brenda dhe trupi tensionohet. Muskujt e qafës dhe shpatullave bëhen të ngurtë dhe gjëja tjetër që ndikohet është koka.

Vini re qëndrimin tuaj. A po rrini shtrembër? A uleni siç duhet dhe ecni drejt?

Kur jemi në stres, trupat tanë fizikë dhe emocionalë sulmohen. Muskujt tanë, veçanërisht rreth zonës së kokës dhe qafës, e gjejnë veten duke punuar jashtë orarit në gadishmeri për çdo lëvizje.

Dhimbjet e tensionuara të kokës mund të jenë gjithashtu shenja të problemeve të tjera me shëndetin. Nëse dhimbjet e kokës vazhdojnë për disa javë, ju lutemi kërkoni ndihmë profesionale mjekësore .

Probleme me gjumin

Mungesa e gjumit është një nga shkaqet më të zakonshme të stresit mendor, veçanërisht e niveleve ekstreme të stresit.

Depresioni shkakton periudha më të gjata gjumi dhe paaftësi për të punuar siç duhet gjatë ditës. Gjumi i tepërt shkaktohet nga stresi i tepërt, ankthi dhe çrregullime të tjera mendore.

Simptomat e pagjumësisë përfshijnë: të qëndruarit zgjuar për periudha të gjata kohore përpara se të bini në gjumë; intervale të shkurtra të gjumit; të qëndruarit zgjuar gjatë pjesës më të madhe të natës; ndjesi sikur nuk keni bërë gjumë fare; dhe/ose të zgjuarit shumë herët në mëngjes.

Mjeku juaj do të diagnostikojë problemet e gjumit bazuar në raportet mjekësore dhe gjumin gjatë një provimi fizik.

Depresioni

Krizat nervore mund të jenë pjesë e depresionit. Depresioni është një gjendje e një humori të keq dhe e mospëlqimit ndaj gjallërisë që mund të ndikojë në mendime, sjellje dhe ndjenjën e mirëqenies.

Depresioni mund të jetë shkaku themelor i krizës suaj nervore. Nëse keni pak interes apo kënaqësi në të bërit gjërat që bëni zakonisht në jetë apo nëse ndiheni të pashpresë, këto janë shenja të rënda të depresionit.

Nëse nuk ndaloni së menduari ose ju shfaqen mendime për vetëvrasje, ju lutemi drejtohuni tek ndihmat e specializuara.

Periudhat e patrajtuara të depresionit mund të çojnë në probleme të mëdha shëndetësore mendore dhe fizike.

Ankthi

Ankthi shkaktohet nga frika dhe fobitë. Është pamundësia për të parë përtej këtij momenti, me një ndjenjë dërrmuese paralize.

Të qenit tejet të stresuar gjatë gjithë kohës është një simptomë e zakonshme ankthi. Ankthi prish gjumin, duke shkaktuar gara mendimesh për orë të tëra.

Ndërsa disa ankthe janë të përgjithësuar, të tjerët mund të jenë më specifikë. Kur ankthi lidhet me diçka specifike si situata të caktuara, mund të jetë dëmtues.

Psikoterapia dhe modalitetet e tjera mendore-trupore, të tilla si akupunktura, yoga, dhe hipnoterapia mund të zvogëlojnë stresin dhe frikën.

@Fluidi

Provo po ashtu

A ndikojnë bisedat në mirëqenien tuaj

A ndikojnë bisedat në mirëqenien tuaj?

Socializmi bisedimi me të tjerët mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.