Ballina / Biznes / Karrierë / Këto janë linjat për të cilat “WizzAir” ndërpreu shitjen e biletave nga Shkupi
WizzAir

Këto janë linjat për të cilat “WizzAir” ndërpreu shitjen e biletave nga Shkupi

Kompania ajrore me buxhet të ulët “WizzAir” nga tetori më nuk do të shesë bileta për linjat ajrore nga Shkupi për Barcelonë dhe nga Ohri për Londër.

Në ueb faqen zyrtare të kompanisë nuk mund të rezervohen bileta për këto destinacione nga tetori, më saktë fluturimi i fundit nga Shkupi deri në Barcelonë për të cilin mund të rezervohet biletë është 26 tetori, ndërsa nga Ohri për Londër 24 tetori.

Bileta tashmë nuk mund të blihen edhe për fluturimet nga aeroporti i Shkupit deri në Vaksjo në Suedi pas 16 shtatorit.

Nga kompania nuk ka konfirmim zyrtar se pse pas këtyre terminëve nuk mund të rezervohet biletë.

Qeveria e Maqedonisë e prishi tenderin e fundit për ndarjen e subvencioneve për fluturime me buxhet të ulët, në të cilin kompania e vetme e paraqitur ishte “WizzAir”.

@Fluidi

Provo po ashtu

thaci bruksel

Thaçi në ShBA, ka gjasa të takohet me z. Trump

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.