Ballina / HOROSKOPI / Këto janë kombinimet më të KËQIJA në horoskop

Këto janë kombinimet më të KËQIJA në horoskop

Për disa shenja të horoskopit është më mirë të mos hyjnë në lidhje romantike. Ja edhe cilat…

Dashi e Demi

Deshët kanë vullnet të fortë, ndërsa Demat janë të njohur për kokëfortësi. A mund ta merrni me mend grindjen?

Demi e Shigjetari

Ka çaste kur Demi dëshiron të kënaqet në një darkë të qetë në shtëpi, ndërsa Shigjetari të shkojë dhe të bëjë diçka argëtuese. Kështu Shigjetarët janë më shumë se ajo që Demat mund të durojnë, e shpesh edhe nuk i marrin gjërat seriozisht, gjë që mund të jetë frustruese.

Binjakët e Bricjapi

Doni një katastrofë dashurie? Vetëm bashkojini këto dy shenja të horoskopit. Binjakët, të cilët janë të njohur për nga dashuria e tyre ndaj bisedave e argëtimit, ndërsa Bricjapët, të cilët janë të dhënë pas punës dhe kanë dëshirë ta planifikojnë secilin çast të jetës së tyre. Mungesa e tillë e spontanitetit Binjakët do t’i përzërë shpejt.

Gaforrja e Ujori

Ujorët kanë shpirt të lirë, deri sa Gaforret janë shumë të pavarura kështu që mund të mendojnë se nuk ua kanë nevojën, meqë atyre u duhet dikush që ta kenë pranë të tërin. Po ashtu, sidomos do të mendojnë se nuk u nevojiten Ujorët, deri sa fillojnë t’ua theksojnë secilin gabim, gjë që sigurisht do ta bëjnë.

Luani e Akrepi

Akrepat nuk do të falënderojnë dhe nuk do të japin tepër komplimente, ndërsa Luanët kanë etje për këto gjëra. Po ashtu, Luanët mendojnë se janë tepër sharmantë dhe e duan flertin, gjë që Akrepave nuk do t’u pëlqejë, sepse kanë tendencë të jenë bukur xhelozë.

Virgjëresha e Shigjetari

Asnjëri prej këtyre dy shenjave nuk ka dëshirë të lidhet tërësisht. Sipas mendimit të Virgjëreshave, Gjuetarët mund të jenë tepër nonshalantë dhe nuk kujdesen shumë për atë se si veprimet e tyre mund t’i lëndojnë njerëzit e tjerë, gjë që për Virgjëreshat janë flamur i kuq.

Peshorja e Virgjëresha

Virgjëreshat dinë të jenë tepër kritike, gjë që mund t’i shtyjnë Peshorët të fillojnë rishqyrtimin, por edhe se gjithmonë duhet të kenë të drejtë, gjë që logjikisht mund të nevrikosë, prandaj as që kemi nevojë të shpjegojmë më shumë.

Akrepi e Dashi

Fjalët të cilat e përshkruajnë marrëdhënien ndërmjet këtyre dy shenjave janë “eksploziviteti”,

Shigjetari e Bricjapi

Pos që ndërmjet këtyre dy shenjave mundon kimia tërheqëse, Shigjetari në këtë marrëdhënie mund të jetë bukur i frustruar, sepse Bricjapi nuk do të ketë tepër tolerancë për nevojën e tij për argëtim.

Peshqit e Virgjëresha

Peshqit janë shenja më e ndjeshme e Zodiakut, por edhe tepër ëndërrimtare, deri sa Virgjëreshat janë praktike dhe poshtë në Tokë. Ndonëse thënia e njohur thotë se të kundërtat tërhiqen, në këtë rast ato vetëm përleshën. Por, miqësia gjithsesi do të funksionojë/

Ujori e Demi

Ujorët kanë dëshirë të jenë të pa rëndomtë e bohemë, Demat janë materialistë dhe mjaft konservatorë, kështu që ndoshta është më mirë që partnerin ta kërkojnë në një vend tjetër.

Binjakët e Gaforrja

Ky çift mund t’ia dalë, nëse të dy kanë ndjenjë të mirë për humor. Gaforret kanë dëshirë të rrinë në shtëpi, ndërsa Binjakët të shkojnë në argëtim. Por, nëse kanë ndjenjë të njëjtë për humor, kjo mund të ketë sukses, si edhe nëse Binjakët tregojnë pak durim për partnerin. Ata nuk janë çifti më i keq, por edhe më tej do të kenë sprovat e tyre.

Provo po ashtu

Horoskopi

Horoskopi për 18 Tetor 2019

Dashi Largohuni nga ata persona të cilët ju gjykojnë vazhdimisht. Mund të bëni edhe pa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.