Ballina / SHOWBIZ / Këto janë fitimet e Ronaldos nga Instagrami

Këto janë fitimet e Ronaldos nga Instagrami

Cristiano Ronaldo nga publikimi i një fotografie në Instagram fiton një shumë të pabesueshme prej 400 mijë dollarësh.

Të dhënat janë publikuar nga kompania britanike “Hooper”, e cila është e specializuar për përcjelljen e rrjeteve shoqërore.

Portugezi në këtë mënyrë është në vendin e tretë në botë për fitim nga promovimi i fotografive të tija në Instagram, dhe nuk është çudi që atë e ndjekin madje 104 milionë miq.

Para tij renditen vetëm Selena Gomez, e cila nga një publikim fiton 550 mijë dollarë dhe Kim Kardashian, një postim i së cilës kushton 500 mijë dollarë.

Përveç Ronaldos, në mesin e dhjetë më të paguarve ndodhet vetëm edhe një sportist, LeBron James, i cili zë vendin e dhjetë me 120 mijë dollarë për fotografi.

Check Also

dua_lipa

Dua Lipa shumë e lumtur në krahun e Paul Klein

Dua Lipa është një nga këngëtaret më hit të momentit në botë. Jo vetëm për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *