Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Këto janë dy temat qëndrore që do të diskutohen sot në LDK
ldk, mustafa, haziri, veliu

Këto janë dy temat qëndrore që do të diskutohen sot në LDK

Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot  për të diskutuar dy tema shumë të nxehta.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri se sot Kryesia e re do të mblidhet të flasë për koalicionin e mundshëm parazgjedhor dhe pozitën e Kryeministrit.

Ky takim i strukturave të LDK’së vjen një ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK’së qe u mbajt të shtunën, e në të cilën nuk morën pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu.

Kujtojmë se në LDK vetëm sa kanë filluar përçarjet, pasi në Kryesinë e re nuk janë futur ish-deputët Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Driton Selmanaj.

Nga Kryesia e re e zgjeruar me 10 anëtarë më shumë se ajo e kaluara ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu

Provo po ashtu

Analistët po thonë se 6 tetori i kanë shtyrë partitë të kërkojnë ndryshimin brenda vetes

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor, kanë shtyrë partitë politike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.