Këto janë disa nga luftërat më të përgjakshme

Shkruan: Alberinë Dodaj/ InfoGlobi

Këto janë disa nga luftërat më të përgjakshme në mbamendjen njerëzore që kanë ndodhur në vende të ndryshme botërore dhe që kanë lënë pas një numër tmerrësisht të madhë të të vrarëve.

InfoGlobi ju sjell disa nga to:

Lufta Civile Amerikane (1861-1865)

Lufta Civile Amerikane ishte në thelb një luftë mes  Veriut  ose “Bashkimit” dhe Jugut, i njohur edhe si “aleatët” , e formuar me shkëputjen e disa shteteve të skllevëve jugorë. Ajo ishte njohur edhe si Lufta mes shteteve ose thjesht Luftë Civile. Lufta kishte rrënjët e saj në çështjet e skllavërisë dhe shtrirjen e saj në territoret perëndimore të Amerikës. Më shumë se 800.000 njerëz janë vrarë në këtë luftë.

Lufta Sovjetike në Afganistan (1979-1989)

Një luftë e cila zgjati një dekadë në mes të forcane sovjetike afgane dhe grupeve multi-nacionale kryengritëse të quajtur Muxhahidët –  me një numër të të vdekurve mbi 1 milion të civilëve afganë dhe atyre që ishin pjesmarrës në luftë.

 Lufta 30 vjeçare për epërsinë evropiane (1618-1648)

Një nga luftërat më të përgjakshme mbi fenë, siq tregon vetë emri, një luftë që zgjati më shumë se tre dekada. Historianët ende nuk kanë ardhur në faktet e sakta se çka e ndezi luftën. Ajo filloi si një luftë fetare dhe vazhdoi si një rivalitet i Bourbon-Hasburgëve për erpërsinë e politikës Evropiane. Numri i të vrarëve ishte mbi 5 milionë njerëz.

Luftërat e Napoleonit (1803-1815)

Luftërat e Napoleonit ishin një sërë luftërash të deklaruara kundër Perandorisë së Napoleonit francez nga Koalicionet kundërshtare. Lufta u nxit fillimisht nga Revolucioni Francez i vitit 1789. Fuqia franceze ishte më e fortë se kurrë, pasi që ushtritë e Napoleonit kishin pushtuar shumë vende të Evropës, por erdhi në një disfatë të fundit ushtarake, pas pushtimit katastrofal të Francës nga Rusisa në 1812. Me më shumë se 6.5 milionë të vdekur, lufta në fund rezultoi në restaurimin e Bourbon-Monarkisë në Francë.

Lufta Civile Ruse (1917-1922)

Një luftë në mes Ushtrisë bolshevike të kuqe dhe të Ushtrisë së bardhë, forcat anti-bolshevike. Në ish-Pernadorinë Ruse, kjo luftë ishte në fakt luftë shumë-palëshe, veçanërisht me shumë ushtri të huaja si Forcat Aleate dhe ushtritë pro-gjermane që luftuan kundër Ushtrisë se Kuqe. Kjo luftë zgjati 5 vjet, por rezultoi në vdekjen e mbi 7 milionë njerëzve.

Pushtimet nga Perandoria a Japonisë (1894-1945)

Perandoria a Japonisë fjalë për fjalë do të thotë perand0ria dhe fuqia botërore që kishte ekzistuar nga Rivendosja e Meiji (periudha kur Japonia u qeverisë nga Perandori Meiji Tenno) . Pas shpërthimeve në Hiroshima dhe Nagasakit, Perandoria iu dorëzua aleatëve më 2 Shtator 1945. Përfshirja amerikane bëri që të ‘lindë’ një kushtetutë e re, dhe u detyrua që më 3 Maj 1947 zyrtarisht të shpërbëhet Perandoria, e cila kishte qenë tashmë shkaku i mbi 20 milionë vdekjeve.

Lufta e Parë Botërore (1914-1918)

 Lufta e Parë Botërore ishte një nga luftërat më të përgjakshme globale në historinë e njerëzimit, që filloi më 28 korrik 1914. Ajo përfshinte të gjitha fuqitë e mëdha në botë, të mbledhur në dy aleanca kundërshtare: Aleatët dhe Fuqitë qëndrore. Numri i të vdekurve nga kjo luftë vlerësohet të jetë më shumë se 50 milionë.

Pushtimet Mongole (1206-1368)

Një luftë që në fillim të shekullit 13 shkaktoi zgjerimin e madh të Perandorisë Mongole, që mbulonte pjesën më të madhe të Azisë dhe Evropës Lindore nga mesi i vitit 1300. Besohet nga shumë historianë që sulmet dhe pushtimet mongole ishin më vdekjeprurëset në historinë njerëzore deri në atë periudhë. Mongolët sollën një terror të paparë deri në atë kohë, ku shkaktuan më shumë se 60 milionë vrasje .

Lufta e Dytë Botërore (1939-1945)

Luftë midis shumicës dërmuese të vendeve të botës – duke përfshirë të gjitha fuqitë e mëdha – përfundimisht duke formuar dy aleanca kundërshtare, si në luftën e parë botërore. Kjo luftë e cila tronditi botën ka rezultuar rreth 70 milionë viktima. /InfoGlobi/Alberinë Dodaj

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.