Ballina / Shkencë / Këto janë dëshmitë për aktivitetin në Hënën e Jupiterit

Këto janë dëshmitë për aktivitetin në Hënën e Jupiterit

Agjencia hapësinore amerikane ka bërë publike disa “dëshmi befasuese mbi aktivitetin” në hënën më të madhe të Jupiterit.

Në fakt, qysh në vitin 2016 teleskopi Hubble ka gjetur dëshmi për ekzistimin e oqeanit të mbushur me ujë nën shtresën e akullit të trashë disa kilometra në Europë, njërën prej hënave të planetit Jupiter.

Tashmë është e njohur se kjo hënë ka oqean nëntokësor, i cili mund të jetë komponentë e cila do të mund të mbështeste zhvillimin e jetës.

William Sparks nga Instituti për hapësinor i teleskopit në Baltimor ka thënë gjatë konferencës se shkencëtarët ka kohë që pyeten se a ekziston jeta jashtë Tokës.

“Në Tokë jeta ekziston aty ku ka energji, ujë, ku janë materiet ushqyese, kështu që kemi interes të veçantë nga vendet të cilat i përmbajnë këto kushte, ndërsa Europa mund të jetë një vend i tillë”.

Ai ka shtuar se ngjarjet e sotme kanë shtuar bindjen se uji dhe materialet tjera ushqyese nga oqeanet e fshehura në Europë, janë të mundshme edhe në sipërfaqen e saj dhe se NASA do të shqyrtojë mundësitë e aterrimit në satelitin e Jupiterit për të bërë hulumtime plotësuese.

Oqeanet masive nga brendësia e hënës, siç besohet, kanë forcë aq të madhe sa uji rregullisht nxirret në sipërfaqen e tij. Zbulimi është bërë i mundshëm me anë të kamerave ultra-vjollce, të cilat janë riparuar në vitin 2009./infoglobi/d

Pëlqe faqev tonë në Facebook: https://web.facebook.com/InfoGlobi/

Check Also

mushkonje

Lëshohen në natyrë mushkonjat vrasëse të modifikuara gjenetikisht

Agjencia amerikane për mbrojtje të mjedisit (EPA) ka miratuar që në 20 shtete federale duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *