Ballina / KOSOVA / Këto janë datat e testit të maturës, do të bllokohen telefonat
testi matura

Këto janë datat e testit të maturës, do të bllokohen telefonat

Ministria e Arsimit e Kosovës i ka publikuar  datat për testin e parë dhe të dytë të Provimit Shtetëror të Maturës për secilën komunë.

Regjioni i Prishtinës testin do ta mbajë në datat 12 qershor 2019 (pjesa e parë) dhe 19.06.2019 (pjesa e dytë)

Regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit testin do ta mbajë në datat 13 qershor 2019(pjesa e parë) dhe 20.06.2019 (pjesa e dytë)

Regjioni i Prizrenit dhe Gjakovës testin do ta mbajë në datat 14 qershor 2019(pjesa e parë) dhe 21.06.2019 (pjesa e dytë)

Regjioni i Pejës dhe Mitrovicës testin do ta mbajë në datat 15 qershor 2019(pjesa e parë) dhe 22.06.2019 (pjesa e dytë).

Poashtu njohtohet se sivjet nxënësit mund të zgjedhin vetë lëndën zgjedhore.

Zyrtarë të MASHT-it thonë se asnjë nxënës nuk guxon t’i qaset Qendrës testuese me telefon.

“Masat janë që asnjë nxënës nuk guxon t’i qaset Qendrës testuese me telefon, sepse kjo është e ndaluar edhe me vendimet për ndalim të telefonave”.

Sipas zyrtarëve nga Ministria çdo administruesi të Qendrës Testuese do t’i merret licenca e lëshuar nga MASHT-i nëse evidentohen kopjimet.

“Janë ashpërsuar masat për administrues ku përveç masave sipas ligjit do t’u merret licenca e lëshuar nga MASHT”./infoglobi

Provo po ashtu

Serwer thotë se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Serwer: Dorëheqja e Haradinajt shton gjasat për zgjedhje të parakohëshme

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer tha nga Prishtina ku ndodhet për vizitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.