Këto janë 10 shtete nga 23 sosh që nuk kanë ushtri

Shkruan: Fatlum Berisha/ InfoGlobi

Sipas burimeve brenda CIA-s, në botë ekzistojnë 23 shtete që nuk kanë ushtrinë e tyre, që nuk e kanë themeluar ate kurr ose që e kanë shuar ushtrinë që e kishin në të kaluarën.

Në mesin e këtyre shteteve nuk llogaritet ‘ushtria’ e Vatikanit, përkatësisht Garda e Zvicres që përkujdeset për sigurin e këtij shteti që është ndër më të vegjëlit në botë.

Kryesisht shtetet pa ushtrinë e tyre janë të vogla dhe me popullësi që mezi kap numrin prej 200 mijë banorësh, por ka në mesin e tyre edhe të tilla që janë shtete relativisht të mëdha, sic është bie fjala Costa Rica e cila shtrihet në sipërfaqen prej mbi 51 mijë metrash katrorë apo Ujëdhesat Solomon që shtrihen në mbi 28 mijë kilometra katrorë.

Infoglobi, sjell tek ju një listë prej top 11 vendeve që nuk kanë fare forcën e vetë ushtarake. Disa sosh kanë njësite tjera si gardë e polici, por jo edhe ushtrinë.

Ja cilat janë ato:

Ishujt Marshall

Një vend i vogël me një popullsi prej 52.000 mijë banorëve e që nga themelimi i vendit, forcat e vetme të lejuara në zonë janë njësia e policisë. Vendi ka një njësi të mbikqyrjes detare për sigurinë e brendshme. Njësia detare e policisë është e pajisur me armë të vogla dhe ka një anije patrullimi.

Palau

Një vend me një popullsi prej 20 mijë banorëve, që nga themelimi i vendit vetëm policia janë forcat e lejuara për të operuar. Një njësi prej 30 policëve detar përkujdesen për sigurinë e brendshme. Njësiti policor detar është i pajisur me armë të vogla dhe mban një anije patrullimi.

Samoa

Me një popullsi prej 190.000 mijë banorëve, që nga themelimi i vendit nuk ka forca ushtarake, megjithatë, ka një polici të vogël dhe një njësi detare mbikqyrese për sigurinë e brendshme.

Tuvalu
Ka një popullsi prej 9.800 banorëve dhe që nga themelimi  nuk ka fuqi ushtarake, por ka një forcë të vogël të policisë,dhe një njësi detare mbikqyrese për sigurinë e brendshme. Njësia e Mbikqyrjes Detare është e furnizuar me pak armë.

Vatikani
Besojeni ose jo në këtë vend jetojnë vetëm 450 njerëz. Ka një korpus të Xhandarmërisë për policinë e brendshëm. Garda zvicerane është një njësi që i përket Selisë së Shenjtë dhe jo Vatikanit.

Nauru
Me vetëm 10.000 mijë banorë, ky vend posedon një forcë policore të armatosur relativisht fort, dhe një forcë policore ndihmëse për sigurinë e brendshme.

Ishujt Solomon
Me një popullsi prej 561,231 banorëve, Ishujt Solomon nuk kanë forcë ushtarake, megjithatë, ekziston një forcë relativisht e madhe e policisë dhe një njësi detare e mbikqyrjes për sigurinë e brendshme. Njësia e Mbikqyrjes Detare është e pajisur me armë të vogla dhe mban dy varka patrullimi.

Lihtenshtajni
Një vend me një numër prej 36,925 banorëve, Principata e Lihtenshtajnit ka një ligj dhe një ekip të armëve dhe taktikave speciale, të pajisur me armë të vogla për tu përkujdesur për sigurinë e brendshme.

Grenada
Një vend me një popullsi prej 105.897 banorëve, Grenada mban një njësi paraushtarake të shërbimit të veçantë për funksionet e sigurisë së brendshme.

Andorra
Me një popullsi prej 79.218 mijë banorëve nuk ka ushtri të rregullt megjithatë ka nënshkruar traktate me vende evropiane dhe Francën për mbrojtjen e saj. Ushtria e saj vepron vetëm në çështje ceremoniale. Njësia GIPA ( të trajnuar në luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimit të të burgosurve) është një komponent i policisë kombëtare.

Po i shtojmë listës edhe shtetin e 11, Kosovën, e cila nuk ka ushtrinë në kuptimin klasik të saj por , megjithatë e ka Forcën e Sigurisë.

Sipërfaqja e Kosovës është dic mbi 12 mijë kilometra katrorë, kurse numri i banorëve të saj , sipas regjistrimit të fundit të popullsisë është 1.7 milionë banorë. Këtu nuk janë llogaritur banorët e pjesës veriore të vendit. /infoglobi/F.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.