fbpx
211662-yWrjBZgESR

Këtë vikend përballen Tottenham – Liverpool dhe Napoli

Edhe kjo fundjavë do të sjellë disa ndeshje interesante në ligat e futbollit evropian.

Në xhiron e nëntë të Premier Ligës, derbi do të luhet në ‘Wembley’ ku Tottenham Hotspur e pret Liverpool-in.

Lideri Manchester City e pret Burnley-n në ‘Etihad’, ndërsa rivali lokal për titull Manchester United udhëton te Huddersfield.

Chelsea luan në shtëpi ndaj Watford-it, kurse Arsenali do të ketë udhëtim të vështirë te Evertoni.

Napoli – Inter do të jetë derbi i kësaj jave në Serie A, ku dy skuadrat të cilat janë të pamposhtura në këtë sezonë do të kërkojnë fitore, për të qëndruar në krye të tabelës.

Juventusi këtë javë udhëton te Udinese, ndërsa Roma pritet të ketë punë të vështirë në udhëtimin te Torino. Milan dhe Lazio luajnë si vendas në këtë fundjavë, Milani e pret Genoa-n, kurse Lazio e pret Cagliari-n.

Në La Liga, Barcelona synon të mbajë vendin e parë në ndeshjen nga Malaga-s në ‘Camp Nou’, e në shtëpi luan edhe Real Madridi që e pret Eibar-in. Atletico Madrid do të jetë mysafir i Celta Vigo-s, ndërsa ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Valencia dhe Sevilla.

Bayern Munich-u i Jupp Heynckes-it synon të vazhdojë me fitore në transfertën te Hamburger, kurse Dortmund dëshiron të kthehet te fitoret në udhëtim te Eintracht Frankfurti.

PSG do luajë si mysafir i Marseille, ku synon të mbetet i pamposhtur dhe të ‘blindojë’ pozitën e parë në Ligue 1, ndërsa Monaco tenton të rikthejë formën ndaj ekipit të Caen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.