Ballina / KURIOZITETE / Këta njerëz pohojnë se janë alienë

Këta njerëz pohojnë se janë alienë

Të jeshë njeri nuk është e vështirë, por të  besosh se je alien duket se duhet të jetë shumë e vështirë. Edhepse duken/janë njerëz, këta pesë persona janë të bindur se janë alienë (jashtëtokësor), lugatë e njëri nga madje pohon se është ujk! Disa nga ta janë shndërruar në kriminelë ordinarë dhe për këtë fajësojnë ‘gjenetikën’…

Tinejgjerja nga Florida, Stephanie Pistey, është vrasëse. Për vrasjet që ka bërë ajo akuzon ADN-në. Për veten e saj ajo pohon se është “pjesërisht lugat e pjesërisht ulkonjë’!!! Më 2012 ajo kishte vrarë të dashurin e saj dhe i kishte pirë gjakun. Në murin e saj, në rrjetin social Facebook, ajo kishte shkruar ‘adhuroj gjakun’! Policia pohon se vajza ka vrarë të dashurin për shkak se e ‘identifikon vetvehtën me kultin e lugatëve’ një sekt mjaft e shtrirë në disa vise të botës.

Omnec Onec pohon se është Ambasadore e Dashurisë e planetit Venera. Sipas saj ‘ajo ka ateruar në Nevada në vitin 1955 nga shtëpia e saj që ndodhet në Venerë’. “Kur arrita në tokë u futa në trupin e 7 vjecares Sheila, e cila sapo kishte vdekur në një akident rrugor”, insiston në shpjegimin e saj Onec. “Unë sipas kohës së planetit nga ku vij, sot kam 100 vjet”, ka shkruar Inec, e cila njiht si publiciste që prek temat e ‘religjionit në planetin Venus’ dhe ka paraqitje të shpeshta mediale në emisionet më kontraverse televizive anekëndë SHBA-së, por edhe në Gjermani ku jeton sot’.

Thomas Stroup është i bindur se sa herë që Hëna është e plotë, ai shndërrohet në njeri ujk. Në vitin 2011, policia e kishte arrestuar Stroupin, sepse gjatë nja kampingu kishte filluar të sulmojë fizikisht miqtë e tij dhe njerëzit e tjerë që ndodheshin përreth tij, e më pas kishte filluar ti sulmojë edhe shtazët. Në raportin policor të incidentit të sipërpërmendur thuhet se ‘Stroup ishte i dehur’, por rrjetet sociale dhe mediat vazhdojnë të raportojnë  për te sa herë që Hëna është e plotë e ai manifeston shenja dhune./infoglobi/v.b.