Ballina / KOSOVA / Këta janë disa nga aktivistët e vrarë pas luftës në Kosovës
te vraret, vrarë, pas lufta
Disa nga viktimat e vrasjeve të pasluftës.

Këta janë disa nga aktivistët e vrarë pas luftës në Kosovës

Nga viti 1998 e deri në vitin 2004, në rrethana të pandirçuara deri më sot, janë vrarë një numër i madh i bashkëpunëtorëve të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova si dhe pjesëtarë të FARK-ut, formacion ky ushtarak që ekzistoi paralelisht me formacionin ushtarak UÇK.

Ndaj vetë Ibrahim Rugovës ka pasur atentate të pasuksesshme, e tentim vrasje patën edhe bashkëpunëtorë të shumtë të tij.

Kush janë të vrarët për të cilët nuk dihen ende autorët:

Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Kolonel Ahmet Krasniqit, është vrarë më 21 shtator të vitit 1998.

Drejtori i Qendrës Informative të Kosovës Enver Maloku u vra më 11 janar 1999 në Kodër të Diellit në Prishtinë, pak metra para banesës së tij.  QIK  konsiderohej prej vitesh si agjenci e lajmeve e afërt me LDK-në. Madje me vite edhe zyrat i kishte në hapësira të njejta ku ishte edhe selia qendrore e LDK-së dhe ku kryente ceremonitë shtetërore prof.dr. Ibrahim Rugova.

Gazetari, publicisti dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova, z. Xhemajl Mustafa u vra më 23 nëntor 2001, në hyrje të ndërtesës ku ndodhej banesa e tij, në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Klinës, aktivisti shumë vjeçar i LDK-së, Ismet Rraci u vra më 24 prill 2001. Rugova kishte deklaruar se vrasja e tij lidhej me fitoren bindëse të LDK-së në zgjedhjet e para të pasluftës në Kosovë.

Gazetari Bekim Kastrati u vra në tetor të vitit 2001 në Drenicë bashkë me truprojën e presidentit Rugova, Besim Dajaku. Me ta ndodhej edhe ish-deputeti Gani Geci, i cili i shpëtoi atentatit por mbeti i plagosur nga armë të zjarrit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Smajl Hajdaraj, u vra para shtëpisë së tij në Pejë më 17 janar 2002.

Kjo është letra e tij që e kishte botuar pak para vrasjes:

letra e smajl hajdarajt

Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherë drejtues i LDK-së për këtë Komunë, Ukë Bytyçi është vrarë më 27 tetor 2002 në Leshan. Me të u vranë edhe Bafti e Bajram Bytyçi. Raportet e para theksonin se vrasjet kanë ndodhur për shkak se ata kremtonin fitoren e zgjedhjeve, por OSBE asokohe insistonte se zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me vrasjet.

Ish komandanti i Farkut për Dukagjin, kolonel Tahir Zemaj është vrarë më 4 janar 2003 rrugës për në Pejë. Tahir Zemaj u vra bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn e tij Hasan Zemaj. Hasani ishte Aktivist i hershëm i Forumit Rinor të LDK-së.

Ekrem Rexha i njohur komandant Drini, është vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren më 8 maj 2000. Në kohën e vrasjes ish Komandanti i UÇK-së, Ekrem Rrexha po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Ka edhe vrasje tjera të pandriçuara si vrasja e Haki Ymerit, ish – anëtar i degës së LDK-së në Skënderaj, e Shaban Manajt, anëtar i Kryesisë së KP të LDK-së në Istog, etj.

Dalja në media e Shkumbin Mehmetit, i cili po vuan dënimin me burg për vrasjen e dy policëve të UNMIKUT, dhe rrëfimi i tij për vrasjet në rrafshin e Dukagjinit e ka trazuar opinionin, i cili ende nuk i rikuperua nga shqetësimet e shkaktuara muajin e fundit me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale fati i së cilës nuk dihet ende. Ka zëra që dalja publike e tij është bërë qëllimisht për të diskredituar një strukturë të caktuar politike dhe për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga zhvillimet përkitazi me Gjykatën Speciale, e cila ka vënë në pikëpyetje partneritetin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Personat e apostrofuar për vrasje e dhënie urdhërash për kryerjen e tyre, pra Ibrahim e Qerim Kelmendi kanë mohuar pretendimet e Mehmetit.

@InfoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

familja gjilan

Familjes nga Gjilani i merren fëmijët

Familjes Korça nga Gjilani, ia janë marr tre fëmijë nga Qendra për Punë sociale e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.