Ballina / KRYESORE / Këta janë 6 hapat që shpiejn drejt liberalizimit të vizave Schengen
shengen shenja vizat

Këta janë 6 hapat që shpiejn drejt liberalizimit të vizave Schengen

Kosova në vitin që po e lëmë pas, përveç çnjohjeve, nuk ka pranuar asnjë njohje ndërkombëtare të pavarësisë, nuk ka marrë liberalizimin e vizave, nuk ka shënuar progres në anëtarësim drejt BE-së dhe nuk është pranuar në organizatat botërore si INTERPOL-i, UNESCO-ja etj. Këto dhe ngecje të tjera vlerësohen si dështim i autoriteteve kosovare drejt rrugës euroatlantike.

Liberalizimi i vizave për kosovarët është një proces tjetër, të cilin BE-ja dhe autoritetet kosovare e kanë premtuar disa herë.

Demush Shasha, nga instituti EPIK ka thënë se heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh për shkaqe politike të shteteve të BE-së.

“Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Kosova ka humbur shumë kohë për arsye tërësisht politike. Ne kemi humbur momentumin pozitiv që ekzistonte në vitin 2016 për shkak mungesës së konsensusit të spektrit politik lidhur me çështjen e demarkacionit, i cili u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës pothuaj me katër vjet izolim”.

Sipas tij, aktualisht kanë mbetur edhe gjashtë hapa proceduralë brenda BE-së që do të çonin në heqjen e vizave për Kosovën.

“Tani sa i përket situatës ku jemi para Kosovës kanë mbetur edhe gjashtë hapat proceduralë brenda institucioneve të BE-së. Rolin kyç në këtë drejtim e ka Këshilli i Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili përbëhet nga ministrat e punëve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së. Qysh nga korriku 2018 dhe deri më sot Këshilli nuk ka treguar vullnet politik për të marrë vendim pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave. Prandaj deri më sot nuk kemi parë indikacione se Këshilli do të ndërmarrë ndonjë hap përpara deri në fund të këtij viti”, shkruan tutje “Zëri”.

Meqë deri në fund të këtij viti do të mbahet vetëm edhe një takim i Këshillit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, më 2-3 dhjetor 2019, Shasha vlerëson se është absolutisht e pamundur të arrihet çfarëdo vendimmarrjeje sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e ardhshëm të Këshillit. Ndërkohë, sipas tij, mungesa e rezultateve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ngecjet në dialogun me Serbinë, si dhe mungesa e vullnetit politik për heqjen e vizave mbeten faktorë kyçë që po e pengojnë heqjen e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.