Këta diamantë kanë rënë nga qielli

Disa meteorite që kanë rënë nga gjithësia në planetin tonë Tokë përmbajnë copëza të vogla diamantësh, sygjeron studimi i radhës.

Studimi më serioz që shkon në favor të këtij konstatimi është ai për meteoritin Almahata Sitta, i cili kishte depvrtuar në atmosferën e planetit tonë më 2008 dhe ka rënë në Sudan. Nuk dihet nga cili planet është shkëputur ky meteorit, por ai vshtë ndër të parët tek i cili shkencëtarët identifikuan diamantët.

Sipas punimit shkencor të publikuar në revistën ‘Geochimica et Cosmochimica Acta’, hulumtim ky të cilin e drejtoi profesori i Universitetit Hiroshima në Japoni, Masaaki Miyahara, “meteoritet e ekzaminuara janë copëza diamanti të mëdha deri në 100 mikro metra”, mëson InfoGlobi.

“Ato padyshim janë pjesëza të shkëmbinjëve më të mëdhenjë planetar, thuhet në studim. Besohet se këto meteorite vijnë nga ndonjë planet që daton para krijimit të sistemit solar.

Sidoqoftë hulumtimet për përbërjen e meteoritëve të cilat jo rrallë bien në Tokë, duhet të studiohen ende ka thënë Miyahara.

Në foton më poshtë shihet një pjesë e meteoritit për të pjesëzat e të cilit shkenca thotë se janë në fakt  diamante./infoglobi/e

 

 

 

Burimi: BBC