Këta arinjë detyrojnë ndërprerjen e çdo aktiviteti në Ryrkaypiv

Një fshat rus është vënë “nën rrethim” nga të paktën 56 arinj të egër polar që janë mbledhur në periferi të zonës së largët.

Imazhet tregojnë se si Ryrkaypiy tani është në bllokim nga pushtimi shqetësues i grabitqarëve.

Madje, siç bëhet e ditur, të gjitha ngjarjet publike janë anuluar dhe fëmijëve u është dhënë mbrojtje shtesë kur udhëtojnë për në kopsht dhe shkollë.

Gjithashtu, patrullat speciale po përpiqen të ndalojnë arinjtë ‘e uritur’ që hyjnë në zona banimi.

Deri më tani pushtimi është në periferi të fshatit – i cili ka një popullsi prej 766 banorësh – në rajonin lindor Chuktoka të Rusisë.

Ambientalistët dhe banorët thanë që akulli i dobët i Arktikut ka lënë që arinjtë të mos jenë në gjendje të bredhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.