Ballina / Reçeta / Këta aditiv janë të rrezikshëm !

Këta aditiv janë të rrezikshëm !

Më parë të gjitha ushqimet kishin përbërje origjinale. Mirëpo tani ushqimet kanë përbërje jo edhe aq të shëndetshme. Në përbërje të ushqimeve kanë filluar të përdoren shumë aditivë të ndryshëm.

Aditivët  e ushqimeve janë kemikale të cilat i shtohen ushqimeve për të përmirësuar pamjen dhe shijen.Ekzistojnë me qindra aditivë të ndryshëm të cilët vërtetë janë shumë të dëmshëm për shëndetin tonë.

Këtu më poshtë kemi paraqitur disa nga adititivët më të dëmshëm që përmbajnë ushqimet të cilat ne i konsumojmë çdo ditë.

1.’Olestra’

Ky zëvendësues i yndyrës është i sintetizuar nga ‘ Procter & Gamble’. Olestra ka një përbërje prej 0 kalorive, që do të thotë se është e përdorur tek dietat.

Olestra ka filluar të përdoret që nga vitet e 90-ta, ku prveq shkakton diarret, gjithashtu edhe ndërhyn në funksionin e trupit për të absorbuar disa nga ushqyesit vendimtarë si beta karotine dhe likopene(përbërës antioksidant që i jep ngjyrë, domateve, pemëve dhe disa perimeve tjera}.

Ndërsa studimi fundit i universitetit ‘Purdue’ ka zbuluar që yndyrat ‘fallce’ si Olestra mundë të ndikojnë në shtim të peshës më shumë se yndyra e vërtetë.

2, ‘Ngjyrosjet’ karamele

Ky pigment artificial fitohet duke nxehur sheqerin. Shpesh herë kjo përmbajtje përfshin edhe amoniak

Ky aditivë gjendet nga pijet e lehta dhe salcat e deri tek buka dhe pastat..Kur përbëhet vetëm nga sheqeri është relativisht i parrezikshëm, ndërsa kur bëhet me amoniak atëherë mund të shkaktojë kancerin, siq ishte vërtetuar edhe tek një eksperiment i mëhershëm i testuar tek minjët.

  1. Sakarina

Ky sheqeri diabetik artificial u krijua aksidentalisht në vitin 1870.

Në vitin 1977 ishte bërë një hulumtim në minj, ku doli që Sakarina është shakktar i tumoreve, dhe që atëherë ushqimet me këtë aditivë u është vendosur një përmbajtje  paralajmëruese. Mirëpo në vitin 2000 paraljamërimet iu hoqën, përkundër faktit që në 2008 shkencëtarët dëshmuan dëmet që shakton sakarina duke filluar që nga shtimi në peshë.

  1. Kaliumi ‘Bromate’

Përbërësi i cili iu shtohet miellit në përgaditje të bukës për tu fryrë gjatë pjekjes.

Ky aditiv pas dëshmive që ndikon në përhapje të tumoririt të veshkëve, është ndaluar rreptësisht në shumë vende të botës. Në Kaliforni produktet të cilat përmbajnë këtë aditiv duhet të kenë një mbishkrim paralajmërues të kancerit në to.

5.’Sulfitet’

Produktet të cilat kanë përmbajtje të kemikaleve që shërbejnë për ngjyrosje të ushqimit, duke lliruar dioksidin e sulfurit  krijojnë rritje të bakterieve.

Sulfitet  janë përdorur për të mbajtur ushqimin e freskët për qindra vite. Mirëpo disa njerëz, posaqërisht personat që vuajnë nga asma përjetojnë probleme në frymëmarrje gjatë ekspozimit të aditivit.

Përdorimi jo i rregullt në vitete  80-ta rezultoi në vdekje të dhjetra personave, kjo shtyri organizatën ‘FDA’ të merrte masa mbrojtëse duke etiketuar verërat me mbishkrim paralajmërues.