Fotografi Jonas Bendiksen i ka dokumentuar burrat që besojnë se janë ardhja e dytë e Krishtit.
Në librin e tij të ri “Testamenti i Fundit”, fotografi Jonas Bendiksen dokumentoi burrat që besojnë se janë ardhja e dytë e Krishtit.
Gjatë dy viteve, ai ka udhëtuar nëpër botë për t’u takuar me shtatë burra të ndryshëm, të cilët publikisht pohojnë se janë bijtë e Zotit të rikthyer në tokë.
Ai ka folur për BBC për projektin e tij personal për të mësuar rreth mesiave modernë dhe ndjekësve të tyre.
“Eksperimenti, të cilin jam duke e bërë këtu, nuk është tentim për të gjetur se cili nga këto karaktere është Mesiah i vërtetë, por do ta marr si të vërtetë të plotë çdo gjë që secili prej këtyre burrave e thotë dhe do të tentoj ta përshkruaj se si duket bota nga kjo perspektivë. Cilat janë ndërlikimet për ne, njerëzit, nëse ky person është vërtet Mesiah”, ka thënë ai.
http://www.bbc.com/news/av/world-asia-pacific-41282442/photographer-jonas-bendiksen-documented-men-who-believe-they-are-second-coming-of-christ