Ballina / KOSOVA / Kështu do të dukej harta etnike e Shqipërisë, nëse do të copëtohej Ballkani
harta e ndarjeve territoriale

Kështu do të dukej harta etnike e Shqipërisë, nëse do të copëtohej Ballkani

“The Economist” ka paralajmëruar sot se nëse Serbia dhe Kosova do të shkëmbenin territore, do të shpërthente i gjithë Ballkani. Revista prestigjioze ka publikuar një hartë, që tregon se si do të dukej, sipas saj, Shqipëria etnike, nëse do të copëtohej Ballkani.

harta e ndarjeve territoriale“Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë bisedime serioze rreth një rivendosje të kufijve të tyre, ndikimi në komunitetet e Ballkanit përveç atyre në pjesët e prekura të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i thellë. Krerët serbë boshnjakë do të mbajnë një referendum mbi të ardhmen e Republikës Serbe; Kroatët e Bosnjës do të ndiqnin shembullin; dhe boshnjakët pastaj do të luftonin për të parandaluar ndarjen e vendit të tyre të përbashkët”, shkruan “The Economist”.

“Përtej kufirit Serbia do të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak, të cilët ëndërrojnë të përfshijnë atë rajon në një Bosnje të Madhe. Ndërkohë shqiptarët në Maqedoninë perëndimore dhe Malin e Zi do të kërkonin të bashkoheshin me një Shqipëri të Madhe. Përkrahësit e kësaj ideje do të dëshironin gjithashtu të përfshijnë pjesë të Greqisë veriore, ndërsa nacionalistët grekë do të kërkonin një pjesë të Shqipërisë së Jugut”, thuhet më tej në shkrimin e revistës londineze.

“The Economist” ka publikuar një hartë, që tregon se si do të dukej, sipas saj, Shqipëria etnike, nëse do të copëtohej Ballkani.

Harta paralajmëron se Serbia do të merrte më shumë prej shqiptarëve, sesa e kundërta. Shqiptarët do të mund ta merrnin Preshevën, por jo edhe Bujanovcin e Medvegjën.

Sipas hartës, shqiptarët në Maqedoni do të merrnin pjesë të vogla, ndërkaq, në fund të fundit, do të humbnin më shumë.

Sipas “The Economist”, ndarja është një projekt i Serbisë. Ky projekt ka gjetur përkrahje në heshtje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

lushatku

Supremja rikthen në gjykim rastin e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut

Ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të kthehen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.