Ballina / Fashion/Beauty / Kështu shpëtoni nga çeskat nën sy
çeskat nën sy

Kështu shpëtoni nga çeskat nën sy

Në ditët e sotme është e pamundur të kemi sy me pamje natyrale, për shkak të përdorimit të tepërt të teknologjisë dhe kompjuterit, megjithatë kemi disa këshilla për të shmangur fryrjen, skuqjen dhe formimin e qeskave nën sy.

Uji i ftoftë

Një shpëlarje me ujë të ftohtë do të ishte zgjidhja më e mirë për qeskat nën sy. Ai ndalon fryrjen e lëkurës dhe pastrimi i fytyrës me ujë të ftohtë jo vetëm që ju zgjon dhe ndihmon në parandalimin e qeskave, por edhe e bën lëkurën tuaj të duket shumë e pastër dhe e freskët.

Trangujt

Ky është një ilaç i qeskave nën sy, i njohur në mbarë botën, dhe është shumë efektiv, duke zbutur, freskuar dhe hidratuar lëkurën nën sy. Megjithatë, nuk do të ketë ndonjë efekt të madh nëse përdoret në rriska, të cilat vendosen mbi sy, si jemi mësuar ta shohim në reklame të ndryshme televizive. Në vend të kësaj, shtrydheni në mënyrë që të përdorni lëngun e tij.

Qeskat e çajit

Përbërës, kryesor i çajit të gjelbër është kafeina dhe acidet e ndryshme që kanë ndikim në eliminimin e qeskave nën sy dhe freski min e lëkurës. Në këtë mënyrë mund të përfitojë edhe organizmi, për shkak të konsumimit të çajit edhe lëkura për shkak të qeskave të çajit të cilat vendosen mbi sy, ashtu si trangujt.

Gjumi i mjaftueshëm

Të gjithë e dimë se formimi i qeskave ka të bëjë me lodhjen dhe mungesën e gjumit. Mënyra më e shpejtë për eliminimin e tyre është nëpërmjet gjumit të mjaftueshëm dhe pushimit.

Këto janë shenjat që organizmi fillon të vdesë!

@Fluidi

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.