Ballina / Tech këshilla / Kështu ruhen statuset video dhe ato të fotografive në WhatsApp
whatsapp procesi i ruajtjes

Kështu ruhen statuset video dhe ato të fotografive në WhatsApp

Statusi në ‘WhatsApp’ ju lejon të ndani fotot dhe videot me njerëzit që përdorin shërbimin e mesazheve që janë bërë një platformë mediatike e përditshme.

WhatsApp dikur ishte një aplikacion ku mund të bisedohej me njerëz, mirëpo rreth 2 vite më parë, shtoi një veçori të quajtur Statusi WhatsApp.

Kjo veçori është e ngjashme me storjet në Instagram dhe Snapchat, ku gjërat që ngarkoni hiqen pas 24 orësh.

Por çfarë nëse doni të ruani statusin WhatsApp? E pra, nëse zotëroni një smartfon Android, atëherë ju do të mësoni se si ta bëni një gjë të tillë, duke ndjekur instruksionet e mëposhtme.

Hapni aplikacionin ‘Google Files’ në smartfon dhe klikoni ikonën e hamburgerit, e gjendur ne pjesën e sipërme në të majtë, e më pas prekni ‘Settings’.

Në faqen tjetër, prekni ‘Show hidden files’.

Më pas, shkoni tek menyja kryesore ‘File’ dhe prekni Internal storage.

Pas kësaj, shkoni tek WhatsApp folder > Media > ‘.Statuses’.

Për të ruajtur ndonjë foto apo video, mbajeni gishtin gjatë në të dhe më pas prekeni ‘Copy’.

Pastaj, postojeni dokumentin në ndonjë ‘folder’ të caktuar.

Provo po ashtu

google pixel 4

Google Pixel 4 do të kontrollohet pa e prekur ekranin

Google ka konfirmuar një nga thashethemet më të mëdha rreth Pixel 4 të ardhshëm, duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.