ajeri i ndotur ne kine

Kështu po e lufton Pekini ndotjen e ajrit sivjet

Teksa Prishtina ditëve të fundit është bërë qyteti me ajrin më të ndotur në botë, kryeqendra e Kinës ka hartuar një plan të gjerë, të mbështetur nga një buxhet prej 3 miliardë dollarësh, për të luftuar ndotjen e ajrit.

Paratë e ndara, që përbëjnë një rritje prej 93 milionë dollarësh në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar, do të përdoren për të kontrolluar burimet e ndotjes, si qymyri, automjetet dhe pluhuri, dhe për të mbështetur projekte për zëvendësimin e qymyrit me energji të pastër në zonat rurale, sipas projektbuxhetit për Pekinin për vitin 2018.

Qeveria lokale e Pekinit do të shtyjë përpara fushatën e saj anti-smog këtë vit për t’i mundësuar 450 fshatrave karburante të pastra për ngrohje.

Kryeqyteti kinez deri më tani ka hequr përdorimin e qymyrit në 974.000 shtëpi, në 2.237 fshatra, duke reduktuar përdorimin e qymyrit për 2.9 milionë tonë gjatë sezonit të ngrohjes.

Pekini, i cili është konsumatori i dytë më i madh në botë i gazit natyror, sipas Moskës, synon t’i bëjë zonat e ulëta të vendit të pavarura nga qymyri, deri në fund të vitit 2018, duke zëvendës qymyrin me gaz apo rrymë, raporton The Times of India.

Djegia e qymyrit për ngrohje në dimër, sidomos në fshatra, është burim kryesor i ndotjes së ajrit. Kryeqyteti kinez, i cili vuan nga smogu, ka intensifikuar masat në vitet e fundit, për të përmirësuar cilësinë e ajrit, dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Më 2017, Pekini ka kthyer në energji të pastër 901 fshatra, që dikur vareshin nga qymyri për ngrohje, dhe ka larguar nga përdorimi gati gjysmë milionë automjete të vjetruara. Qymyri nuk përdoret pothuajse fare në gjashtë distriktet e Pekinit dhe zonat e saj të rrafshëta jugore.

Si rezultat i këtyre masave, qyteti ka shijuar cilësinë më të mirë të ajrit në kohët e fundit, me një rritje të qëndrueshme të ditëve me ajër të mirë, që kur kanë nisur të zbatohet masat për kontrollimin e ndotjes më 2013, sipas agjencisë për mbrojtjen e mjedisit në Pekin.

Dendësia mesatare e grimcave PM2.5 në Pekin ka qenë 58 mikrogramë për metër kub vitin e kaluar, duke arritur objektivat e vënë nga Këshilli Shtetëror, dhe 20.5 për qind më e ulët sesa në vitin 2016.

Sipas kuvendit komunal, Pekini planifikon të investojë më shumë se 67 miliardë juanë për mbrojtjen e mjedisit këtë vit, në sektorë si ndotja e ajrit, përmirësimi i ujit dhe tokës, si dhe trajtimi i integruar i mbeturinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.