Ballina / Tech këshilla / Kështu përshpejtohet celulari
apple_INFOGLOBI

Kështu përshpejtohet celulari

Apple më në fund e pranoi, bateritë kanë një jetëgjatësi të shkurtër dhe e ngadalësojnë punën e celularit sapo të vjetrohen.

Lajmet se Apple qëllimisht ngadalëson celularët e vjetër sapo të dalin modelet e reja, pushtuan rrjetet sociale këtë javë.

Por, gjigandi teknologjik nuk vonoi dhe doli menjëherë me një reagim zyrtar, ku pranoi se është e vërtetë që celularët ngadalësohen, por se faji qëndron tek bateritë.

Bateritë kanë ngadalësuar celularët iPhone, duke i bërë shumë njerëz të mendojnë se kompania po i detyron njerëzit që të blejnë një celular të ri.

Njerëzit nuk janë të lumtur. Në fakt, një padi është ngritur kundër kompanisë nga përdoruesit e iPhone. Por, sipas kompanisë, ka një mënyrë se si ta shpejtoni punën e celularit tuaj.

Ju mund ta ndërroni baterinë e celularit dhe ta merrni një bateri të re. Kjo do ta rikthejë fuqinë e procesorit të celularit dhe natyrisht kushton shumë më lirë se ta blini një celular të ri.

Provo po ashtu

Risi në Facebook

Facebook ka lëshuar një përditësim për veçorinë e “Foto Albumeve”, duke ua mundësuar përdoruesve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.