Ballina / BOTA / Kështu përmbushen premtimet, Ukraina i heq imunitetin deputetëve
Ukraina presidentit Volodymyr Zelenskiy

Kështu përmbushen premtimet, Ukraina i heq imunitetin deputetëve

Kuvendi i Ukrainës ka vendosur me shumicë votash që t’ua heqë imunitetin nga ndjekja ligjore të gjithë deputetëve.

Ky ishte njëri nga premtimet e presidentit Volodymyr Zelenskiy në përpjekje për ta çrrënjosur korrupsionin.

Gjatë procesit të votimit që u mbajt të martën, 373 deputetët e përkrahën heqjen e imunitetit, tre abstenuan dhe 28 të tjerë munguan në sallë.

Zelenskiy, i cili ishte i pranishëm në seancë, i kundërshtoi dyshimet se ky vendim do t’i ekspozojë deputetët ndaj përndjekjeve nga ata që janë në pushtet. Para se të fillonte votimi, presidenti tha se heqja e imunitetit nuk nënkupton që ligjvënësit do të jenë përgjegjës për vendimet politike.

“Do të doja t’i largoj të gjitha mitet dhe manipulimet politike. Anëtarët e kuvendit do të vazhdojnë të jenë të mbrojtur. Ata nuk do të jenë përgjegjës për vendimet e tyre politike, votimin apo ndonjë deklaratë publike ose politike”, shtoi presidenti ukrainas.

Ish-humoristi 41 vjeç i fitoi zgjedhjet presidenciale më 21 prill të këtij viti. Tre muaj më vonë, partia e tij “Shërbëtori i Popullit” i fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe i siguroi 254 ulëse në kuvendin me 450 anëtarë, shkruan “Free Europe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!