Ballina / Reçeta / Kështu përgatitet salca xaxiq

Kështu përgatitet salca xaxiq

Një salcë xaxiq, mund të shoqërohet me cdo gjë, por sidomos me mishin. Kjo recetë e thjeshtë do ju ndihmojë ta përgatisni atë shpejt dhe lehtë. Ja si:

Përbërësit:
4 lugë gjelle me vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull
400gram kos
4 thelpi hudhra
1 kastravec
1 lugë gjelle koper
pak kripë

Përgatitja:
Grijmë imët hudhrat dhe kastravecat. Vendosim kosin (mundësisht sa më të trashë) në një enë qelqi. I shtojmë hudhrat, kastravecin,uthullën dhe vajin e ullirit. I trazojmë mirë dhe ndërkohë i shtojmë kripën e koperin.
Sapo përgatitët një salcë xaxiq, që mund ta shoqëroni me një shumëllojshmëri pjatash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.