instagram

Kështu ngarkohen foto në Instagram nga kompjuteri

Instagram nisi një aplikacion zyrtar për Windows 10 vitin e kaluar, por gjithësesi mungon një funksion kyç shumë i rëndësishëm: ngarkimi i fotove nga kompjuteri.

Nuk ka asnjë mënyrë për të ngarkuar foto në Instagram nga kompjuteri  juaj. Nuk ka asnjë mënyrë për të ngarkoni fotot nga faqja e internetit madje , nuk ka as ndonjë aplikacion dedikuar për këtë gjë.

Kjo është e dhimbshme – veçanërisht në qoftë se ju doni të ndani fotografi që keni bërë me një aparat fotografik dixhital në vend të  një telefoni të mencur.

Kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, por ndërkohë ka dy mënyra të dobishme për të ngarkuar fotografi në Instagram nga kompjuteri juaj.

1. Metoda e bluestacks

 Aplikacioni Instagram për Android është super! Dhe ju mund ta perdorni  atë ne kompjuterin  tuaj  pa pagese për Android  BlueStacks App Player, duke bërë të mundur që ju të ngarkoni fotografi në Instagram nga kompjuteri juaj . Shkarkoni dhe instaloni BlueStacks, pastaj  hapeni atë dhe  zgjidhni gjuhën e duhur. Ju nuk duhet të shqetësoheni për saktësinë e vendodhjes  kur ju nuk jeni jashtë  kështu që ndjehuni të lirë për të hiqni  këtë opsion kur ai  të shfaqet.

2. Kycuni dhe vendosni Bkuestacks

 Klikoni “Vazhdo” në butonin e majtë, pastaj hyni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Rishikoni kushtet e shërbimit dhe, në qoftë se jeni dakord, klikoni “OK”. Kutitë e tjera janë krejtësisht fakultative; në qoftë se ju jeni vetëm duke përdorur BlueStacks për të ngarkuar foto në Instagram. Kliko shigjetën “Next, pastaj shkruani emrin tuaj.

3.Ngarkoni një foto

Zgjidhni ikonën e dosjes nga menuja në të majtë dhe selektoni foton nga kompjuteri juaj .

Ndërkohë që keni zgjedhur “complete action using”  selektoni instagram dhe hyni ne përdorimin e të dhenave si zakonisht.

Aplikacioni i instagramit në celular do te hapet në kompjuterin tuaj ashtu sic do të ishte  në cdo telefon.

4. Shtoni foto

Aplikacioni i Instagramit do të hapet njësoj si ne celularin tuaj ,dhe ju mund të vendosni filtra dhe të shpërndani fotot tuaj si zakonisht .

Që të jeni të sigurt që fotot tuaja duken bukur përpara se ti shpërndani ato nga kompjuteri juaj në instagram shikoni përmbledhjen tonë më të mirë të përpunimit të fotove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.