Ballina / Fashion/Beauty / Kështu kombinohen këpucët me pantallona treçerekëshe

Kështu kombinohen këpucët me pantallona treçerekëshe

Pyesni veten shpesh si të kombinoni këpucët me një palë pantallona treçerekëshe? Ky model i veçantë pantallonash, shumë ne tendencë për këtë sezon kombinohet bukur me shumë veshje në stile të ndryshme.

Janë të shumta kombinimet nga të cilat mund të zgjidhni që nga ato në stilin mannish deri tek slip on duke kaluar për tek sandalet me taka etj.

1. Të gjitha kombinimet me pantallona treçerekëshe

Pantallonat treçerekëshe përshtaten bukur me shumë kombinime. Ky model është i gjere dhe arrin deri te pulpat gjithashtu është një nder trendët me të pëlqyera të sezoneve të fundit. Këto pantallona përveç se hollojnë fizikun dhe ju bëjnë të dukeni më të gjata mund të përshtaten me shumë modele këpucësh. Ne të kundërt nga sa mund të mendoni ky model pantallonash mund të vishet edhe për një look zyre me një pale këpucë dekolte apo çizme me taka të larta por edhe në kohen e lirë me këpucë slip on dhe modele të sheshta.

2. Shik me balerina dhe pantallona treçerekëshe

Pantallonat treçerekëshe duken bukur edhe nëse i vishni me balerina. Nëse preferoni të ndjeheni komode me këpucë të sheshta mund të synoni për një veshje të përbëre nga pantallona treçerekëshe dhe këpucë të sheshta duke zgjedhur për shembull balerina me maje. Në alternativ mund të zgjidhni të synoni për këpucë slingback të cilat edhe këto janë të thjeshta për tu kombinuar.

3. Glamour me pantallona treçerekëshe dhe çizme të shkurtra

Për të krijuar një veshje të rafinuar dhe të sofistikuar perfekte për në qytet zgjidhni të kombinoni pantallonat treçerekëshe me ankle boots me taka të larta apo me çizme me taka te mesme në ngjyre të zezë apo neutro.

4. Stili mannish me pantallona treçerekëshe

Një nder modelet e këpucëve për pantallonat treçerekëshe me në mode janë padyshim ato ne stilin mannish, ideale për dashamirëset e një llok-u ne mode dhe origjinale. Edhe në këtë rast është e mundur të synoni për çorape të shkurtra të cilat mund të bëhen një detaj i vërtet. Këpucët e sheshta mannish dhe pantallona treçerekëshe janë një kombinim me të vërtet i gjetur. Edhe këpucët mokasin apo ato Oxford janë të këshilluara me këtë model pantallonash.

5. Pantallonat treçerekëshe me këpucë me taka

Kujt i duken bukur pantallonat treçerekëshe? Në të vërtet të gjitha femrave. Por është e preferueshme që femrat e shkurtra të veshin këpucë me taka.

6. Look sportiv me pantallona treçerekëshe dhe sneakers

Nëse preferoni një look sportiv dhe nuk dëshironi të gaboni preferoni të vishni sneakers. Edhe këpucët slip on janë të përshtatshme me këtë lloj look-u. Për ti kombinuar me sneakers edhe mirë të preferoni pantallona treçerekëshe në material jeans apo pambuku.

Check Also

soda_infoglobi

Këto janë efektet e mahnitshme të sodës së bukës në fytyrë

Soda bikarbone ndryshe e njohur si soda e bukës është një nga përbërësit më të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *