Kështjella që mund ta shihni vetëm deri në verë

Kjo ndoshta nuk është kështjella më e madhe në Skoci, por padyshim është më ndryshe nga gjithë tjerat.
Kështjella Kelburn ndodhet 35 milje larg Glasgowit. Në vend të ngjyrës kafe apo ngjyrës së hirtë të të gurëve shkëmborë, ajo shpalon pamje figurash e karakteresh abstrakte lloj lloj ngjyrash dhe i jep një ‘look’ krejtësisht modern godinës së ndërtuar në shekullin e 13.
Mbi 1500 tuba ngjyrash janë përdorur për ta mbuluar shtresën e vjetëruar gëlqerore, e cila kishte filluar të bie dhe i jepte pamje krejtësisht të shëmtuar kështjellës.
Këtë iniciativë, për zgjidhjen e një problemi praktik, e kishte ndërmarr pronari i kështjellës Earli i Glasgowit, por ai sot ka telashe.
Përkundër fajtit se ‘petku i ri kështjellës së vjetër 1me shekuj’ po tërhiqte miliona vizitorë nga të gjitha pjesët e rruzullit, parvjet inspekcioni i Skotlandës ka kërkuar që Kështjella të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme,
Grafitet me elemente abstrakcionizmi si dhe animacionet për të cilat u shpenzua shumë kohë duhet të largohen deri në verën e vitit 2015.
Në arësyetimin e Inspekcionit thuhet ‘ngjyra po dëmton muret e kështjellës që është në mbrjtje të stetit’.
Pra shpejtoni, nëse vërtetë dëshironi të shihni këtë atraksion artistik dhe turistik, ju kanë ngelur vetëm disa muaj./infoglobi/e.b.