fbpx
Arbana Xharra, PDK

Këshilltarja e Veselit: Nuk ju bëjnë proamerikan flamujt e deklaratat patetike

Arbana Zharra, këshilltare e Kadri Veselit, të parit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që është njëherësh Kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovvs, ka kritikuar lidershipin vendorë se po ia kthen shpinën Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kritika e saj vjen pas kundërshtimeve për kalimin e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës, si dhe iniciativës së një grupi të deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, të miratuar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës. Por momenti shpërthyes i reagimit të saj është lajmi se Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ka gjasa ti refuzohet dhënia e vizës që të marr pjesë në Lutjet e Mëngjezit.

Sipas Xharres “Amerika na e dha mesazhin e qarte, a mos keni prite qe tash e tutje edhe ne “shetitje” neper Washington ju dergon?! Fatkeqesia ketu nuk eshte qe kryeministri Ramush Haradinaj dhe te tjeret pas tij qe mund te mos marrin viza, por izolimi i tere Kosoves, stagnimi ne fazen me te rendesishme te saj. Nuk ju ben proamerikan nje flamur ne tavolinat e juaja te punes, e as deklaratat patetike se jeni me SHBA, kur veprimet i keni kunder aleatit tane me te madh. Kujtojeni 1998/1999 kush ju doli krah?! Kush na shpetoi nga gjenocidi? Amerika! Kush ishte aleati i UÇK-se kunder forcave militare te Millosheviqit, Amerika! Sot keni zgjedhe me permbyse gjithe ate mbeshtetje gjithe ate aleance. Edhe po cuditeni pse nuk po merrni viza?!”

InfoGlobi ka raportuar se ShBA-të por edhe shtetet e Bashkimit Evropian prej kohësh kanë qenë të qarta në kërkesën se demarkacioni duhet të miratohet, e tash së fundi ishin edhe më të zëshëm me kërkesën se Gjykata Speciale nuk bën të shfuqizohet e as të ndryshohet cilado pjesë e Ligjit që e ka themeluar ate.

“Presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë. Krijimi i Dhomave të Posaçme ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmojë përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit” thuhej në reagimin e fundit të shteteve të QUINT-it, ku bëjnë pjesë SHBA-të, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Realisht është hera e parë që QUINT ka kërkesë direkte , sipas të cilës shtetet inkurajohen që të arrestojnë e hetojnë secilin shtetas të Kosovës që dyshohet se ka kryer krime lufte . Pra, edhe po të shfuqizohet Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës, janë shtetet e tjera që të dyshuarit do t’i ndjekin penalisht, kurdo që i zënë në territorin e tyre.

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.