fbpx

Këshilltari i Hotit jep dorëheqje, nuk shpalon arsyet

Visar Berisha që punonte në Zyrën e Kryeministrit si këshilltar i kryeministrit Avdulla Hoti, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje.

Berisha, që është djali i ish-kryetarit të Kuvedit, Kolë Berisha, ka thënë se nuk do t’i publikojë arsyet e dorëheqjes.

Tutje, Berisha thotë se kjo qeveri me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington ka bërë aktin më patriotik në dhjetë vjetët e fundit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyres se Kryeministrit te Kosoves. Arsyet jane te mijat dhe do mbesin te tilla. Ndjehem mire me perpjekjet e noj here edhe me arritjet qe kam mbrri me ia ba vendit nepermjet asaj zyreje.

Parimet, lojaliteti ndaj Republikes dhe barazia kane qene ato qe me kane nxite me qene pjese e projektit politik per keta muaj. Te  njejtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjà ne to.

Vazhdoj me besu se kjo Qeveri ka ba deri sot njanin prej akteve me patriotike te 10 viteve te fundit, ne mbrojtje te sovraniteti te Kosoves, duke nenshkruar Marreveshjen e Washingtonit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.