Ballina / KOSOVA / Këshilltarë të kancelares Merkel sot vizitojnë Kosovën
Berlin

Këshilltarë të kancelares Merkel sot vizitojnë Kosovën

Në vazhdën e vizitave që i janë bër javëve të fundit Kosovës dhe në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje, e cila do të mundësonte vazhdimin e dialogut me Serbinë, në Prishtinët sot do të vijnë dy këshilltarë të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Serbia është tërhequr nga dialogu me Kosovë në nëntorin e vjetëm, pak pas vendimit që kjo e fundit mori për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës.

Prej atëherë shtetet mike të Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e taksës, me qëllim që t’i hapet rrugë dialogut, mirëpo Qeveria nuk ka pra nuar të bëj një gjë të tillë.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka hequr dorë nga vendimi për taksën as javën e shkuar kur në Kosovë për t’i hapur rrugë dialogut qëndroi zyrtari i lartë amerikan David Hale.

Hale ka përcjellur qëndrimin amerikan. Ai ka thënë se dialogu mes dy shteteve është e vetmja zgjidhje për vendosjen e një paqe afatgjate në Ballkan.

Sipas tij “Marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë, në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë”.

Krahas apelit drejtuar liderëve të Kosovës që të unifikojnë qëndrimet dhe të flasin me një zë gjatë dialogimit me Serbinë, z. Hale ka folur edhe për probleme tjera me të cilat ballafaqohen Kosova.

Taksa përçau liderët e Kosovës 

Haradinaj nuk e di pse u anulua vizita e gjeneralit, thotë se taksa mbetet

Mustafa: Vendimi për taksat – populist

Admirali Foggo: Taksa do ta izolojë Kosovën

Ambasada amerikane në Kosovë: Taksa ndaj Serbisë – e dëmshme

“Bisedova me liderët kosovarë edhe për zotimet për të marrë masa për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes në politikë dhe vendosjen e saj mbi kornizën e politikës.Ndërhyrjet politike në përzgjedhjen e njerëzve të cilët kanë qenë të akuzuar ose të dënuar për krime serioze janë arsye për shqetësim. Populli i Kosovës meriton më mirë. u ka deklaruar mediave numri tre i SHBA-ve gjatë vizitës që ai i bëri të shtunën Kosovës. /infoglobi

Reeker: Kosova mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave

Ambasada amerikane: Mospezullimi i taksës lëndon miqësinë me SHBA-në

SHBA kërkon sërish pezullimin e taksës

Haradinaj: Tarifat ndaj mallrave serbe pengojnë formalizimin e ndarjes së Kosovës

Anulimin e takimit të gjeneralit në Kosovë e bëri qeveria amerikane

SHBA anulon pjesëmarrjen e Kosovës në programet amerikane në “George Marshall”

BE përsëriti sërish: Vendosja e taksës në kundërshtim me CEFTA-në

Letra e zyrtarëve të zhgënjyer amerikanë drejtuar liderëve të Kosovës

Haradinaj: Bota kërkoi që të jepet tokë, po e kërkon veriun

 Kurti bisedon për dialogun dhe tarifën me ambasadorin amerikan Kosnett

Amerika kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës , paralajmëron pasoja

Trump pret Thaçin e Vuçiqin për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike

Në janar Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Kurse vjet në dhjetor Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një letre, u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që të kenë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë./infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.